GazetaMax
Lajme

Rexhepi priti në takim zëvendësministrin e jashtëm Dvorak: Të intesifikojmë bashkëpunimin me Republikën Çeke

Sot, zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi pati takim zyrtar me zëvendës ministrin e punëve të jashtme të Republikës Çeke z. Martin Dvorak, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës Çeke në vendin tonë z. Jaroslav Ludva.

Me z. Dvorak diskutuam rreth intensifikimit të bashkpunimit në mes dy vendeve tona, në mes të kompanive tona vendore dhe atyre Çeke në projekte të ndryshme si në infrastrukturën rrugore, hekurudha, gazifikim theksoi Rexhepi.

Partneritete të tilla mund të sjellin investime të ndryshme të cilat mund të vënë në pah potencialin e vendit tonë në sfera të ndryshme. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është motori i ekonomisë lokale ku vetëm tani investojmë mbi 1 miliardë euro në infrastrukturën rrugore, hekurudha dhe gazifikim.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve janë fuqishëm të përkushtuar në mbështetjen e të gjithë investitorëve të huaj në vendin tonë, përfundoi Rexhepi.

Gjithashtu z. Dvorak theksoi edhe njëherë angazhimin e Republikës Çeke dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme në rrugëtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Related posts

Të gjithë nxënësit jashtë/ Alarme për bomba në 15 shkolla në Shkup

Gazeta Max

Banorët e Rekës të zemëruar: Prerje masive e drunjëve, asnjë investim

Gazeta Max

Djali i Katica Janevës: Nëna ime ka aq shumë informacione sa që një ditë do të eksplodojë prej tyre

Gazeta Max