GazetaMax
Kuriozitete

Rodrigo De Paul rikthehet në Serie A

De Paul rikthehet në Serie A, tek njëra prej skuadrave më të mëdha.
Vetëm pas një viti larg Serie A, Rodrigo De Paul duket se do të rikthehet përsëri në Apenine por kësaj rradhe nuk do të jetë Udinese skuadra e tij.
Për argjentinasin edhe verën e kaluar pati interesim të madh brenda Italisë mirëpo kriza financiare pamundësoi lëvizjet e nevojshme për skuadrat italiane.
Të vendosur për blerjen e tij tashmë duket se janë biankonerët të cilët po kalojnë një periudhë tranzicioni në skuadër dhe mesfushori i Atletico Madrid është një emër i rëndësishëm për të ardhmen e tyre.
Emrat si Paul Pogba dhe Sergej Milinkovic-Savic duken të vështirë për tu transferuar nga Zonja e Vjetër e për këtë arsye tashmë kanë kthyer gjithë vëmendjen kah ylli i Los Colchoneros.
Çmimi i tij më i ulët por gjithashtu një pagë më e ulët se ajo e Pogbas e kanë shndërruar atë në një emër tepër të kërkuar prej Cherubinit.

Related posts

Ky gabim i portierit mund t’i kushtojë Interit me titullin e kampionit – lotët nuk i ndali pas ndeshjes

Gazeta Max

Andi Ismaili, futbollisti 13 vjeçar nga Shkupi që po shkëlqen në fushën e gjelbër

Gazeta Max

Real Madrid do të tentojë për Haaland në vitin 2024

Gazeta Max