GazetaMax
Lajme

Rrëfehet Talat Xhaferi: Si vendosa të shkoj në Ukrainë dhe rrugën që ndoqa

Shkup, 5 Maj – Talat Xhaferi, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, është i pari politikan me etni shqiptare nga Ballkani Perëndimor që ka vizituar Ukrainën gjatë luftës.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Xhaferi shpjegoi të gjithë rrugëtimin e tij nga Shkupi drejt Ukrainës.

Ai thotë se nga kufiri në hyrje të Ukrainës deri në Kiev rrugëtimi është bërë me tren me linjë speciale hekurudhore për delegacionet.

“Atje kam qenë si kryetar i Parlamentit për të shprehur dhe mbështetje personale dhe institucionale popullit të Ukrainës në këto kushte lufte. Edhe desha të shkoja dhe na ftuan. Nisma është e bazuar në ftesën e përgjithshme të kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, kryetarëve të Parlamenteve të Europës.

Kam komunikuar me ambasadën ukrainase në Shkup dhe kam shprehur dëshirën që vendimin unë dua të shkoj. Unë jam shqiptari i parë në gjithë rajonin e Ballkanit dhe për momentin i vetmi. Kemi bërë veçoritë që duhen organizative. Është komunikuar me Parlamentin ukrainas. Janë dhënë udhëzimet që çfarë rruge ndiqet. Është bërë udhëtimi për Vienë nga Varshava, me makinë deri në kufi dhe prej aty me linjë speciale hekurudhore e vendosur enkas për çështjet e delegacioneve. Ishin të ndërmarra të gjitha masat e sigurisë”, u shpreh Talat Xhaferi.

Related posts

Po vijnë ndryshimet për energjinë elektrike/ Kush harxhon më shumë, më shtrenjtë do të paguajë

Gazetamax.mk

Ligji i ri do të heqë pengesat për statusin e personave të paregjistruar në regjistrin e të lindurve

Gazetamax.mk

Pendarovski: Pyetja e Levicës për referendum është konfuze dhe e paqartë për qytetarët

Gazetamax.mk