GazetaMax
Lajme

Rusët rrëmbejnë kryebashkiakun e Melitopol

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka akuzuar ushtarët rusë për rrëmbimin e kryetarit të qytetit juglindor të Melitopol.

Sipas mediave të huaja, zyrtarët thanë se trupat ruse rrëmbyen kryebashkiakun Ivan Fedorov të premten pasdite pasi e akuzuan atë në mënyrë të rreme për terrorizëm.

BBC nuk i ka konfirmuar në mënyrë të pavarur akuzat dhe zyrtarët rusë ende nuk kanë komentuar.

“Rrëmbimi i kryebashkiakut të Melitopolit është klasifikuar si një krim lufte sipas Konventave të Gjenevës dhe Protokollit Shtesë, të cilat ndalojnë marrjen e pengjeve civile gjatë luftës”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë.

Melitopol ra në duart e trupave ruse pothuajse dy javë më parë dhe Fedorov i tha BBC të mërkurën se banorët “nuk po bashkëpunojnë me rusët në asnjë mënyrë”.

Related posts

Aksident në rrugën Strugë – Dibër, bllokohet komunikacioni

Gazeta Max

Trupat ruse bombardojnë kolonën e evakuimit në Kiev, 7 të vdekur

Gazeta Max

Filloi fushata e MPB-së dhe UNDP-së “Çdo plumb ka një objektiv! Festoni me zemër jo me armë”

Gazeta Max