GazetaMax
Lifestyle

Bella dhe Gigi fitimet në Javën e modës i dhurojnë për Ukrainën

Bella Hadid i bashkohet motrës Gigi në dhurimin e fitimeve të saj nga Javën e Modës për lehtësimin e Ukrainës… pasi ajo e quan të çuditshme ecjen në shfaqje në pista gjatë konfliktit.

Bella Hadid po bashkohet me motrën e saj Gigi Hadid për të dhuruar të ardhurat e saj nga Java e Modës 2022 për Ukrainën.

Motrat supermodele janë frymëzuar nga mikesha e saj, Mica Arganaraz, 29 vjeçe, e cila u bëri thirrje kolegëve të saj në industri që të dhurojnë paratë që fitojnë nga shfaqjet tek organizatat që ofrojnë ndihmë për njerëzit e vendit të shkatërruar nga lufta.

Bella, 25 vjeç, veshi një bluzë të madhe me ngjyrat e flamurit të Ukrainës për të treguar mbështetjen e saj në një foto të postuar në Instagram në fillim të kësaj jave.

“Të shikosh miqtë dhe kolegët e mi ukrainas duke punuar shumë këtu në Evropë, kaq afër por kaq larg nga familjet/miqtë/shtëpitë e tyre në Ukrainë , të cilët po përjetojnë një nga pushtimet shumta brutale që po ndodhin tani në botë, është një përvojë shumë emocionuese dhe përulëse për mua. Rrallëherë kemi kontroll mbi oraret tona të punës dhe kjo javë më ka treguar me të vërtetë forcën dhe këmbënguljen e njerëzve rreth meje që po kalojnë një terror të pastër”, tha Bella në postim.

“Të dëgjosh historitë dhe emocionet e tyre nga dora e parë është shkatërruese dhe unë jam me gjithë zemër në mbështetje të tyre. Unë qëndroj përkrah çdo personi që është prekur nga kjo luftë dhe jetët e njerëzve të pafajshëm që kanë ndryshuar përgjithmonë nga duart e ‘pushtetit’”, tha tutje ajo.

“Duke parë Mica dhe motrën time të mrekullueshme, do t’i dhuroj të gjitha të ardhurat e mia nga kjo Javë e Modës drejtpërdrejt për organizatat që po ofrojnë ndihmë, strehim dhe ndihmë mjekësore për ata në nevojë në terren në Ukrainë, si dhe të vazhdojmë të mbështesim popullin dhe tokën tonë palestineze”, përfundoi postimin modelja 25-vjeçare.

Related posts

Artistja Antigona Bajrami me fenomenin e tik-tokut nga Bosnja Hi Babo vizitojnë spitalin e fëmijëve në Prishtinë

Gazetamax.mk

Pesë shenja që tregojnë që hormonet janë fajtorët kryesorë për dhjamin tuaj në stomak

Gazetamax.mk

Fëmijët që kalojnë mbi dy orë në ditë para televizorit, kanë më shumë gjasa të krijojnë vartësi nga bixhozi, duhani, kanabisi dhe alkooli kur të rriten

Gazetamax.mk