Sa rezerva ari kemi dhe ku rënditemi sipas vendeve në botë?

Shkup, 24 Prill – Të dhënat zyrtare të përfshira në raportin vjetor për vitin 2021, tregojnë se totali i rezervës valutore të Maqedonisë së Veriut fiksohen në 6.9 tonë miliardë euro. Në këtë rezervë valutore përfshihet edhe ari monetar.

Por, sa e madhe është kjo rezervë krahasuar me vendet e tjera? Shifrat e analizuara tregojnë se Maqedonia e Veriut është ndër vendet e fundit në Europë sa i përket rezervës valutore në ari.

Në kontinentin e vjetër, vetëm Luksemburgu, Malta, Estonia, Armenia, Shqipëria dhe Islanda vlerësohet të kenë rezerva valutore në ari më të vogla se Maqedonia e Veriut.

Për Serbinë ndërkohë, rezerva në ari fiksohet në rreth 37 tonë, për Shqipërinë në 4.97 milardë euro, ndërsa për Bosnjë e Hercegovinën në rreth 3 tonë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë vendin e parë në nivel global, me rezervat valutorë në ari që fiksohen në rreth 8 mijë e 100 tonë.

Gjermania ndërkohë, është e para në Europë dhe e dyta në botë, me 3 mijë e 359 tonë ari në arkën e Bankës Qendrore. Pas Gjermanisë, zënë vend Italia, Franca, Rusia dhe Kina, që mbyllin 5 vendet e para të listës.

Ndërkohë, krahasuar me popullsinë, 2.5 tonë rezerva valutore, përkthehen në më pak se 1 gram për frymë, ose 0.89 gram.

Pjesa më e madhe e saj, ose më saktë rreth 66%, shprehet në valutën euro, 17% në dollar, 6.9% në SDR, 2.9% në AR, 2.1% në paund britanik, 1.9% në jen japonez dhe 1.9% në valutën kineze.

Të fundit në përqindje