GazetaMax
Lajme

Saraji, shkolla e vetme e vlefshme politike shqiptare ne Maqedoni

Kurreshtja dhe interesimi im per zgjedhjet e radhes vendore ne Maqedoni eshte pothuaj teresish e fokusuar mbi Sarajin, lagjen me interesante Shqiptare jo vetem ne Shkup, por edhe me gjere. Anash preferences qe ‘Dini’ ben espresson me te mire, ka ca elemente specifike qe kete lagje dhe keto zgjedhje i bejne vertet te vlefshme per analizim. Dhe mesim. Pse? Do ju them ne fund.

Para ca dite lexova nje njoftim, propagande, status per hapjen e edhe ne shkolle politike partijake. Kete dukuri e filloj PDSh, e vazhdoj BDI, tani radhen e ka Besa. Nuk kam asgje kunder hapjes “kurse politike akshami”, bile i konsideroj simpatike. Ndersa ne kete rast, i perdori si motiv per spjegim te qoroditjes sone shoqerore, kulturore dhe rrjedhimisht politike. Prandaj, te fokusohemi ne dy pikat e shkollave te tilla: mesimdhenesit dhe tematika.

Se pari per tematiken. E cila me fascinoi. Me shtangu. Me lozi trurin, sikur te isha Bllokist Tirone. M’ka habit, a, si te isha Cipirip Ulpiane. Perzgjedhja tematikore-debative ishte sikur nga ligjeratat post-doktorale ne Harvard, plot “shtete, ideologji, liberalizem, ide, tekst” etc. Vertet, duhet kurajo e dalluar intelektuale qe te shtjellosh ceshtje dhe tema nga penda e mendimtareve me te shquar bashkekohore dhe sublimuar ne suaza te shkolles politike Besa. Apo ndoshta gaboj?

Leximi i “tematikave” nga shkollat politike akshami te partive tona gjithnje me kujton fenomenin Pasko Kuzman mbi psiken maqedonase. Para ca vite, ne nje bisede me ca maqedonas per katrahurat historike dhe I fascinuar per “njohurite” e tyre te se kaluares, parashtrova nje pyetje: me tregoni emrin e Kryetarit te fundit te Republikes Socialiste te Maqedonise? Api Kryeministrit? Apo prefektit te Shkupit, te gjithe keta ne vitet 1980ta. Si qe prisja, asnjeri nuk kishte iden, nuk mund te permend nje nga emerat e kerkuar. Nderkohe, po te njejtit bahkebisedues me bindje te zjarrte dhe “njohuri nga dora e pare” mund te recitonin permendesh se ne cilen dite Aminta Treti ka pre thonjte, cilin shampon ka perdorur Kleopatra komplet me orarin menstrual te Nefreetiti. Pra, me njohuri direkte per ngajrjet dhe finesat para 3000 vite + fiu, por pa ide per ngjarjet bazike para 30 vite.

Ashtu pra dhe tematikat e aksham-shkollave politike Shqiptare ne Maqedonine e veriut ne te cilat Fukujama, Hantingtoni, Kanti, Dekarti, Niqeja “sajeln e vrtajten” neper goje sikur sakez, teorite me te komplikuara politike shtjellohen si fije-flie. Por nese te njejtit i pyet, per “rolin e Dizhonit ne vetedijesimin etniko-politik Shqiptar ne Maqedoni”, sikur “ligjeruesit” ashtu dhe “studentet” do mendojne per ndonje klub gastabajteresh ne Dijon te Frances, jo ne ngjarjet dhe lagjen Dizhon ne Shkup ne fund te viteve 80ta te shekullit 20. Ti pyesish per perberjen e kryesise te pare te PPD-se, do fillojne dhe mbesin te Nevzat Halili. Te pyesish per rastin e Adnan Agait, do belbezojne ca rreshta per “diferencim ideo-politik”.

Pra aksham-shkollat politike Shqiptare jane vetem supplement partijak i menuse se servuar arsimore, mediale, akademike ne ndertimin e nje vakumi mendor ne kuptimin e rrjedhes, ndertimit, zhvillimit te politikes, kultures dhe shoqerise Shqiptare ne Maqedonine e Veriut. Nje vakum qe disi mbulon periudhen 1950 deri ne 1990, nje grope qe fillon me Nexhati Agollin apo NDSH dhe – hop! – kercen ca dekada deri te Nevzat Halili dhe PPD. Ne mes gjitha ligjeratave per “liberalizme e konzervativizme, ide e tekste”, mes Sokratit, Aristotelit e Platonit, mes Kalduni, Machiavelli e Spinozes, nuk gjen dhe as permenden emrat e Ernest Koliqit, Teki Dervishit, Jusuf Gervalles etj. ne zhvillimin dhe ndertimin e ides politiko-shoqerore Shqiptare. Thene shkurt e Shqip, teorija ‘moderniste’ Shqiptare konsideron keta si ‘pfff, selaka nacionalist’ qe meritojne te permenden vetem ne ndonje pervjetor apo promovim.

Rrjedhimisht, nuk mund te fajesojme te rinjte e sotem per ate ndjenje konfuzioni, ndonjehere inferioritet ne kuptimin dhe spjegimin e rrjedave politike te Shqiptaret sot ne Maqedoni. Keto gjenerata jan te vendosura, te detyruara qe periodikisht te kyqen e ne shiqimin e ndonje seriali, por gjithnje nga epizoda e peste apo e gjashte, asnjehere nga pilot-epizodi, apo epizodi i pare qe mundeson te “kapet” fija dhe sistematikisht te shtjellohet, analizohet dhe kuptohet fillimi, rrjedha, zhvillimi apo shkaku dhe pasoja e veprimeve te se sotmes. Keto gjenerata mund te akuzohen per shkel-e-shko kuptim dhe trajtim te politikes, por faji per kete “vakum” kognitiv qendron te gjeneratat e vjetra dhe motivet e tyre tinzare, qe “trafikohen” nen petkun e akademizmit, patriotizmit, doktorizmin dhe keshit.

Insistimi i “politikologjise” Shqiptare qe me aq zell te fokusohet mbi teoretizimet univerzale dhe te ikin dhe mshefen nga praksat lokale bazohet pjeserisht mbi narcisizmin pseudo-intelektual, (mos)njohjen siperfaqesore te realiteve autentike autoktone, prirjet per revizionizme ideologjiko-fetare dhe sidomos mbi casjen ‘paternaliste kolonialiste’ te diktuar nga Tirana dhe Prishtina ndaj dhe mbi Shqiptaret ne Maqedoni, por me ndikime edhe nga Stambolli dhe Beogradi (via MANU), Washingtoni, Berlini, Moskve, Rijadi.

Veshtire se do gjeni nje popull te ekspozuar ndaj aq shum intrigave politike, por edhe me aq resilience dhe vetedije (mu perkunder ndikimeve) sikur Shqiptaret ne Maqedoni. Nje popull aq te shtrydhur nga Otomanet, por serish me fuqi te ben Kongresin e Manastirit. Aq te sakatosur nga politikat Cubrilovic-Andric-Garasanin, por serish me qender Katolicizmi ne Shkup. Aq te ekzekutuar nga nacizmi Gjerman por serish mbijetues perkunder diskriminimit ne pagimin e reparacioneve nga Gjermani post-lufte. A e dini se ndaj Shqiptareve ne Maqedoni deri ne vitin 1990 eshte praktikuar strategjia anti-semite gjermane e “eliminimit” (Theodor Herzl) permes pamundesimit te punesimit, arsimimit, organizimit si bazament per thirjjet “dhoma gazi” (qe asnjehere nuk u denuan me asnje fjale dhe politik nga diplomacia ShBA, Rusi, BE). A e dini qe vetem ndaj “pakices” Shqiptare ne Maqedoni eshte insistuar ne c’armatosje teoretike dhe faktike njesitesh etnike, por jo edhe ndaj atyre Serbe ne Kosove, Bosnje, Malzi apo Maqedoanse ne Maqedonine Lindore. Te gjitha keto “celula qe bejne vakumin” kognitiv jan te njohura edhe per faktorin e huaj ne vend, diploatet qe pas dyerve te mbyllura nuk ngurojne te quajne Maqedonasit “shoven , primitiv, mbrapambetur”, por asnjeher nuk guxojne ti qortojne publikish – ashtu si qe e benin ndaj perfaqesuesve Shqiptar.

Cinizmi dhe dyftyresia, bashkveprimi perendimor ne satanizim, perndjekje, poshterim te Shqiptareve ne Maqedonine e veriut (shpesh i mbuluar me ca grimca fondesh dhe deklarata cinike) eshte I pakendshem, por megjithate I kuptueshem si pjese e interesave te tyre kombetare, shteterore. Por c’te bejme me keto kolonizme interne, intra-kombetare?

Trajtimi “vakum” lehtesoi qe qe nga fillimi I demokracise, pra nga 1990, Shqiptaret te sulmohen nga gjitha anet me variacione sektariane, ideologjike, fetare, te gjitha ne emer te drejtave, por te gjitha me intenca te perdorimit te trupit Shqiptar per mbjelje idesh dhe frymezimesh ne te cilan kishte shum pak, apo fare vend per frymen autentike, nevojat immediate, aspiratat puro kombetare. Eksperienca e perbashket e ndertuar mbi kohezion interesash dhe frymezimesh e ndertuar nga Rugova-Agani, Halili-Aliti qe mbante frontin e unifikuar te ndertuar per dekada rresht, do fillon te godaset pameshirshem. Se pari nga vala e pare e demokrateve dhe agjenturave nga Tirana, te cilat nga mosdija dhe primitivizmi filluan te kuptojne dhe interpretojne permbajtjen dhe modestine e Shqiptareve ne Maqedoni si “analfabetizem”, si hendikep mendor, si naivitet. Muslimanet, Ortodokset, Katoliket e Sigurimit filluan te “mbajne ders” per ca leke, duke abuzuar cinikisht me ndjenjat e Shqiptareve per memedheun dhe te paafte e pamoralshem per te kuptuar se askush nuk mahnitej nga “njohurit civilizuese”, por vetem deshironin te ndihmojne vellezerit skamnor post-Enverist.
Vala e dyte e kolonizimit paternalist vijoj nga Prishtina, se pari fal egzodit te akademise Prishtinase qe kerkonte strehim ne Shkup dhe Tetove pas shpalljes se pavaresise. Me perjashtim te ca pseudo-gazetareve intrigant e profiter prishtinas ne Shkup, pjesa dermuese e profesoreve nga Kosova balanconin mes egzistences dhe kontributit diskret, pa eksponime te tepruara (fal marreveshjes me Qeverine ne Shkup dhe ndikimit te PPD, Haliti-Imeri). Goditja e pare politikisht dhe institucionalisht e instrumentalizuar ishte ajo e intervences politike nga Tirana dhe manipulimit pseudo-intelektual nga Prishtina ne shkaterrimin e PPD dhe favorizimin e PDSh qe rezultoj ne rrenimin e kohezionit autentik dhe imponimit te ideologjive te elites post-Jugosllave prishtinase permes lidershipit PDSh qe aktronte hiper-nacionalizmin Shqiptar por sunonte permbysjen e levizjes autoktone, autentike, kohezive Shqiptare.

Periudha post-2001 eshte me e njohur dhe ende e fresket ne kujtim te imponimit te ideologjive qe kapitalizonin mbi fitoren e nacionalizmit Shqiptar per te trafikuar majtizmin Leninist te LPK, te neo-Islamisteve nga bota turke dhe arabe, te agjendave te rekonfiguara post-jugosllave etj. Konform strategjise “nese nuk e fiton dot, behu pjese e saj dhe vepro nga mbrenda”, te gjitha keto degezime shfrytezuan BDI dhe unanimitetin reth UCK qe te bejne strehen perbrenda “tendes se madhe” integriste dhe prisnin momentin e volitshem per faktorizim. Faktori me destruktiv, instrumenti me shkaterrues perbrenda BDI ne kete strategji te “zaptimit te kalase” ishin anetaret e “PPD qunat e Crvenkovskit” nga Shkupi, Tetova, Struga, Gostivari, Kumanova qe pas rrenimit te Abdurrahman Alitit dhe Ymer Imerit tentuan te imponojne te njejten ne udheheqesine BDI, por do pefundojne si faktor lokal ne sherbim LSDM-VMRO, pa ndikim te gjere vendimarres. Sot, keta individ destruktiv, ende veprojne nga prapavija ne diktim te perqarjeve intra-Shqiptare ne favor te LSDM-VMRO, por me radius edhe me te ngushtuar ndikimi.

Te mos harrojme, kjo poashtu eshte periudha ne te cilen neper Maqedoni bredhnin “ekspert” nga Tirana me “ideologji” konform honorarit te paguar, themelues “akademish diplomatike”, qe tok se bashku me “eliten urbane” prishtinase te “indinjar nga fetarizmi” nuk kursenin rastin qe te nenvleresojne shoqerine Shqiptare dhe sherojne komplekset personale apo klanore. Elita PDK permes ca Buzhallave ne Prishtine dhe akteresave e alsatave do bejne nderlidhjen me “konzervativet” ne VMRO, ca sharlatan pseudo-konzervativ prishtinas do behen “jarana” me eksponentet me anti-Shqiptar ne Shkup (nen petkun e animit djathtist), ca do shfrytezojne lidhjet familijare me LSDM per te kerkuar “modernizmin” Shqiptar qe disi gjithnje gjindej ne qarqet post-komuniste Shqiptare. Dhe ne fund, ca Islamist te balafaquar me refuzimin e Shqiptareve, do fillojne te “trafikojne” ideologjine e tyre permes “vjedhjes” te atributeve Shqiptare apo nen petkun e social-demokracise. Qe ne fund do rezulton ne nje kakofoni komike me pasoja tragjike ku secili Hashim e Ramush e Albin financonte ndonje palaqo ne Shkup e Tetove per te mbajtur imazhin e strategjise se vdekur te kohezionit kombetar.

Ky karneval pseudo-ideologjish do bie per toke ne vitin 2016 kur vota Shqiptareu rebelua kunder eksploatimit te idese kombetare ne favor te klaneve te krimit dhe korupcionit. Por edhe renien e ndikimit vendimarres te Prishtines dhe Tiranes ne percaktimin e votes Shqiptare – jo te partive Shqiptare. Vota Shqiptare e 2016 ishte manifestim emancipimi kombetar nga demagogjia e kombetarizimit partijako-profetist, por edhe nga mendja retrograde dhe primitivizmi politik maqedonas (qe kete emancip Shqiptar e kuptoj si mendjelehtesi). Klasa politike Shqiptare, tok me aksham-shkollat e tyre politike, ashtu si dhe Tirana e Prishtina, nuk arriten te kuptojne kete levizje dramatike Shqiptare, por vazhduan me avazin e vjeter te politikantizmit mjeran, steril dhe vet-destruktiv.

Prandaj, sot Saraji eshte lagja politisht dhe kombetarisht me interesante, komuna me relevante per studim ne Maqedonine e Veriut. Zhvillimi dhe modernizmi i kesaj Komune eshte thjesht nje mrekulli qe duhet studijuar. Si nje njeri qe nga vizitat te i cmuari Axha Arif ne vitet 1980-2005 mbante mend vetem nje trafik cigaresh, nje dyqan dhe nje apotek, ne pluhur, pa drita, pa asnje shenje komunikacione, deri ne Sarajin e sotem qe eshte e vetmja lagje Shqiptare ne Maqedoni qe eshte zhvilluar me plan, jo ne kurriz te interesit te pergjitshem dhe me institucionalizim professional sherbimesh. Anash lokal-patriotizmet, krahasoni gjendjen e Cairit, Struges, Gostivarit, Tetoves ne vitin 2000 vs 2026 me gjendjen ne Saraj ne vitin 2000 dhe ate sot, dhe do keni spjegimin e qarte pse Saraji eshte Komuna qe duhet marre si shembull dhe konsideruar si rajoni ku ndodhe kthesa substanciale politike ne shoqerine Shqiptare ne Maqedoni.

Ithtaret partijak gjithsesi do vrapojne qe kete zhvillim t’ua atribuojne BDI-se apo Prefektit Blerim Bexhetit – dhe qe ne start do deshtojne dhe gabojne pasi qe do ballafaqohen me kunder-argumentin: nese arsyeja eshte partija apo prefekti, perse e njejta nuk ndodhe ne Tetove, Cair, Struge, Kercove ku dominon ende faktori BDI, ne kete apo ate forme? Pasi qe dallimi eshte ne diskrepancen mes politikes autentike/investive/regjenerative dhe ideologjive koloniale/eksploative/statike.

Saraji, per dallim nga “kryeqyteti Tetove”, “kalaja Cair”, “bastioni Likove”, “shpirt-pollogu Gostivar”, “gragjanizmi Strugan” asnjehere nuk ka imagjinuar veten si diqka ndrysha nga qe eshte – nje fshat I dikurshem qe deshironte te modernizohet dhe mbetet lagje e kendshme per jetes. Per dallim nga “qendrat univerzitare” dhe komunat plot “aksham-shkolla politike”, Saraji nuk brengosej qe dikush e konsideronte me perbuzje si lagje blegtoresh, laknaxhijsh, nje fshat diku mes te kompleksuarve katundar Shkupjan e Tetovare. Rrjedhimisht, nuk duhet befasuar qe nga Saraji nuk ka shum lajme ekcese, nuk ka manifestime sektariane fetareske, nuk ka moralizime falco-konzervative apo patriotike. Saraji, tok me Haracinen, ishin fshatra qe per capita strehuan me se shumti Kosovare ne 1999 dhe asnjehere nuk e benen te madhe, as qe sot krekosen. Thjesht, ashtu ishte nevoja, ashtu ishte vetedija ne keto fshatra plot fshtar. Dhe hiq katundar.

Faktori kyq qe ndikoj ne zhvillimin e Sarajit ishte kohezioni mes banoreve me memorje te shendosh per te kaluaren, njohje koke-ftohte te se sotmes dhe deshires per progress. Per dallim nga komunat tjera qe drejtoheshin nga njerez me funkcione lokale dhe banesa/aspirata shkupjane apo “andej-Vardari”, Saraji eshte vendim me fotosintez pothuajse teresisht te mbyllur. Tentativat per ideologjizim te Sarajit permes “klubeve intelektuale”, pseudo-intelektualeve qe “mbrojne Sarajin” nga Cairi, afaristeve troftash-Gruevski, nuk arriten ndonje sukses deri me tani. Dhe mbase sipas renditjes se figurave, veshtire do ndikojne edhe ne zgjedhjet e radhes. Thjesht, diaspora kuazi-intelektuale dhe afaristet shqipfoles ne Shkup apo Tetove nuk imponon dot ideologjizimin ne kurriz te nevojave reale dhe kohezionit autentik te banoreve te Sarajit.

Deri sa Cairi apo Tetova mundohen qe permes “ikanakve” pseudo-akademik/afarist nga Saraji te ndikojne mbi dhe ne zgjedhjet ne Saraj, eshte modeli i Sarajit qe ndikon mbi ndryshimin e motiveve votuese ne Cair, Tetove, Gostivar qe ende dominohen nga mentalitetet ideoligjike, prepotenca kuazi-elitiste dhe allash-vereshe vmro-lsdm. Ngopja e votuesve me falco percarje, me favorizime mediale halabakesh, me aktrime patriotike e islamike, me europianizme e anadolizme, vetem se shton kurreshtjen per “modelin Saraj” kunder varioacioneve te deshmuara sit e deshtuara nga Likova e deri ne Struge.
Te mos harroj. Ne Saraj nuk ka dhe asnjehere nuk ka pasur “aksham shkolla politike” me te ftuar nga Tirana e Prishtina per ligjerime mbi Dekartin dhe Spinozen, Davutoglun dhe Abu Albanin. Mbase banoret jan teper te zen me, pffff, pune.

Related posts

Regjistrimi zbuloi/ 1.615 martesa të të rinjve të moshës 15 deri në 19 vjeç

Gazeta Max

Rrëfimi tronditës i të mbijetuarës nga krimet serbe: Na hodhën granatë ndërsa shtëpia ishte plot me njerëz, humba nënën dhe 5 vëllezërit dhe motrat

Gazeta Max

Presioni ndërkombëtar për zgjidhjen e kontestit, Bilalli: Kompromisi gjatë qershorit, i vështirë

Gazeta Max