GazetaMax
Ballina

Selami: Rezultatet e regjistrimit janë valide, të besueshme dhe reale

Rezultatet e regjistrimit të cilat u publikuan një ditë më parë janë valide, të besueshme dhe reale, kështu u shpreh në “rruga drejt”, zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Ilmi Selami. Sipas tij, rezultatet e regjistrimit janë rezultat i një pune shumë profesionale të realizuar në terren dhe assesi rezultat i ndonjë marrëveshjeje paraprake politike, shkruan Alsat.

“Ne nga Enti Shtetëror për Statistika kemi thënë që nga fillimi edhe për fazën e parapërgatitjes edhe për fazën e zbatimit praktik në terren të regjistrimit, por sidomos edhe në fazën e përpunimit të të dhënave, të gjitha fazat kanë qenë profesionalisht të punuara në bashkëpunim me institucionet e shtetit po ashtu edhe nën dirigjim edhe të ekspertit i cili ka qenë i angazhuar nga Komisioni Evropian dhe të gjitha proceset mund të garantojmë se kanë qenë në mënyrë profesionale të bërë. Unë e kam thënë edhe në fillim e them dhe tani se nuk mund të bëhet proces statistikor i cili është i dirigjuar nga pazaret politike, sepse vetë procesi statistikor nuk është pazar por është aksioni më i madh statistikor në vend dhe diçka që duhet të konfirmohet me rrahjen e derës të çdo qytetari dhe konfirmimi i gjitha të dhënave”, deklaroi Ilmi Selami, zv. drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave./Alsat.mk

Related posts

Pesë gjëra që tregojnë se vuajmë nga ankthi

Gazeta Max

Reperi Dezo gati me hitin e rradhës

Gazeta Max

FIZHT: Nëntë startup heronj inovativ vendosin produktet e tyre në “Tinex”

Gazeta Max