GazetaMax
Lifestyle

Shafrani i Indisë lufton shumë sëmundje, ndër to dhe kancerin

Përfitimet e shafranit të Indisë janë ditur prej kohësh, por falë Instagram-it dhe Pinterest-it, kjo erëz ka fituar shumë popullaritet kohët e fundit.
Shafrani është një bimë barishtore e vendeve të ngrohta, nga krezat e të cilave nxirret një lëndë e verdhë me erë të mirë e me shije të hidhur; që përdoret në gatim e në industrinë ushqimore, në parfumeri, në mjekësi, për ngjyrosje etj.
Kurkuma, një nga përbërësit kryesor të shafranit, mendohet se ndihmon për të luftuar inflamacionin. Të gjitha sëmundjet e kanë pikënisjen me inflamacionin, nga inflamacioni i mishrave të dhëmbëve në gojë deri te sëmundjet e zemrës, prandaj është mirë që të konsumoni 1 lugë çaji shafran në ditë.
Ja cilat janë disa nga arsyet përse shafrani meriton një vend në kabinetin tuaj të erëzave.
Shafrani ndihmon në përmirësimin e kujtesës
Një studim i kryer te populli aziatik ka treguar se njerëzit që konsumojnë më shumë nga kjo erz dalin me rezultate më të mira në testet e inteligjencës. Një tjetër studim i marsit të 2018-ës te grupmosha 51-84 vjeç ka zbuluar se personat që morën një suplement me kurkum dy herë në ditë për 18 muaj kishin një kujtesë më të mirë se të tjerët. Shkencëtarët mendojnë se efektet anti-inflamatore të kurkumës mund të mbrojnë trurin nga sëmundjet e lidhura me kujtesën, si Alzhajmeri.
Shafrani mund të parandalojë sëmundjet e zemrës
Përbërësit antioksidues dhe anti-inflamator të kurkumës mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër disa problemeve me zemrën, si kardiomiopatia diabetike (sëmundje e muskulit të zemrës), aritmia (çrregullimi i rrahjeve të zemrës) etj.
Shafrani mund të ndihmojë në luftimin e disa llojeve të kancerit
Një analizë e studimeve, e publikuar në vitin 2015 në revistën Molecules, ka treguar se kurkuma ka potencialin të luftojë disa lloje kanceri. Autorët e kësaj analize thonë se studimet kanë treguar që kurkuma mund të parandalojë ose ngadalësojë aktivitetin e disa qelizave tumorale, si kanceri i lëkurës, digjestiv etj.
Shafrani mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të osteoartritit
Osteoartriti është sëmundja më e shpeshtë që haset dhe që shkakton paaftësi për punë dhe aktivitete të tjera. Një studim i vitit 2016 ka treguar se përdorimi i kurkumës për 4 javë mund të lehtësojë dhimbjet e osteoartritit – me gati të njëjtin efekt sa përdorimi i ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve ose glukosaminë.
Shafrani iu jep shije ushqimeve
Shafrani mund t’u japë shije dhe vlera ushqyese të gjitha gatimeve. Një mënyrë e mirë për të konsumuar më shumë shafran Indie është qumështi i artë. Shtoni 1 lugë çaji shafran në një gotë me qumësht, dhe pak arrëmyshk ose mjaltë. Mund ta përdorni edhe si erz, si ketchup shafrani, mustardë ose si salcë për mishin e pjekur

Related posts

OpenAI lanson aplikacionin falas ChatGPT për iOS

Gazetamax.mk

6 gjëra që një vajzë duhet t’i fshehë edhe nga i dashuri…

Gazetamax.mk

Putheni partnerin çdo ditë për të jetuar më gjatë

Gazetamax.mk