Shkak pandemia, klubet e mëdha evropiane i humbën 2 miliardë euro

Date:

Klubet e mëdha evropiane i humbën 2 miliardë euro shkaku i pandemisë.
Dy miliardë euro të “avulluara”, dhe po flasim vetëm për 20 klubet më të pasura në botë.
Ky është bilanci i dy sezoneve që u përshkuan deri tash nga pandemia COVID-19, më saktësisht sezonet 2019/2020 e 2020/2021.
Këtë e ka bërë të ditur Deloitte Football Money League, studio vjetore që merret me analiza dhe me statistika të futbollit, përcjell  Express.
Sipas analizës, në këto dy sezone, faturat e përgjithshme e 20 klubeve më të pasura në Kontinentin e Vjetër janë baras me 16,2 miliardë euro, një mesatare prej 8,1 miliardësh në sezon.
Nëse krahasohet me totalin e sezonit 2018/2019, i bie se humbja ka qenë prej 1 miliardi euro në vit.Pandemia i ka kapluar me të madhe klubet sportive në botë.
Shumë prej tyre janë detyruar t’i ulin rrogat e lojtarëve në pamundësi për t’i përballuar ato shkaku i hyrjeve më të ulëta që i kishin nga marketingu dhe mosfitimi nga biletat në kohën e pandemisë.
Sportit, njëjtë si sferat e tjera, ju nevojitet një kohë për ta rimarrë veten dhe për t’u ngritur në këmbë.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

Toyota po përgatit një veturë më të madhe elektrike

Toyota ka planifikuar të shtojë linjën e automjeteve elektrike...

Suedia synon të bëhet vendi i parë në Evropë “pa duhanpirje”

Suedia, e cila ka shkallën më të ulët të...

Tahiri: Kurti po eksperimenton me vendin, e ka harruar interesin qytetar për dialogun

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri të...