GazetaMax
Kuriozitete

Shkupi fiton Rabotniçkin në Çair

Shkupi ka marrë fitore ndaj Rabotniçkit në ndeshjen hapëse të xhiros së 23-të në elitën e futbollit vendor, duke gëzuar kështu tifozët “Shvercerat” dhe publikun vendas që për herë të parë në gjysmësezonin pranveror ishin në shkallët e stadiumit në Çair.

Golashënuesi më i mirë, Adetunxhi shënoi golin e parë për bardheblutë, ndërsa për të vulosur fitoren e skuadrës nga Çairi mendoi Marjan Radeski që u inkuadrua në lojë në fund të ndeshjes. Me këtë fitore, Shkupi vazhdon kryesimin në renditjen tabelare në elitën vendore, me 55 pikë të grumbulluara. Kjo ishte ndeshja e vetma që zhvillua sot në kuadër të xhiros së 23-të, ndërsa nesër në program janë 5 ndeshjet tjera.

Shkëndija në Tetovë do të pret Tiiveshin, Struga do të zhvillojë transfertën me Akademia Pandevin, Makedonija Gjorçe Petrovi pret Skopjen, ndërsa Bregallnica takohet me Borecin. Të gjitha takimet luhen nga ora 15:00.

Related posts

ZYRTARE: Milan nënshkruan me këtë sulmues

Gazeta Max

Fjalët e para të Ten Hag pasi u zyrtarizua të Manchester United

Gazeta Max

Lamtumirë Real, në këtë ekip pritet të luaj Hazard nga sezoni i ri

Gazeta Max