Shoqja e Arlinda Zekajt bën thirrje për hetime edhe ndaj ish-vjehrrës së saj

Shoqja e Arlinda Zekajt, Ana Zhubi, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar sërish për rastin e vrasjes së saj.

Përmes një postimi në Facebook, Zhubi ka kërkuar që edhe ish-vjehrra e Arlinda Zekajt të merret në pyetje nga Policia e Kosovës, lidhur me pretendimet për dhunë psikologjike që, sipas saj, i është shkaktuar të ndjerës.

Në reagimin e saj, Zhubi ka ndarë edhe përvojën personale të dhunës psikologjike që thotë se ka përjetuar gjatë martesës së saj të parë, duke përshkruar ofendimet, përbuzjen dhe trajtimin që pretendon se kishte përjetuar nga ish-vjehrra.

Ajo ka ngritur gjithashtu shqetësime lidhur me pretendimet për praninë e ish-vjehrrës së Arlindës gjatë ngjarjes tragjike, duke vënë në pikëpyetje mungesën e ndërhyrjes.

Zhubi ka bërë thirrje që organet e drejtësisë t’i shqyrtojnë edhe këto pretendime, në mënyrë që të ndriçohen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

Ana Zhubi ka folur për Arlinda Zekajn edhe live në emisionin “Kosova today” në Klan Kosova.

Postimi i plotë i Ana Zhubit:

Si nje vajze qe ka perjetuar dhune psiqike nga vjehrra per 16 vite rradhazi gjate marteses sime te pare- ofendime dhe perbuzje te vazhdueshme, nxerrje NGA SHTEPIA IME meqenese ajo refuzonte te kuptoj ligjet e Amerikes- pavaresisht gjithe kujdesit dhe rrespektit qe i beja dhe durimit qe kam pasur ngase nena me kishte mesuar dhe edukuar “te mos flas dhe nese eshte nevoja te perbi nje thes me therra tek burri” – dhe sot duke vazhduar jeten me shume e shume trauma qe kam- une bej thirrje publike qe edhe vjehrra e Arlindes te miret ne pyetje per bashkepunim dhe dhune psiqike qe i ka bere nuses!

Kur me zuri per fyti njehere ish burri im- nana e tij erdhi vrap te shoh se qka po ndodh dhe keshillen e vetme e kishte: “mos djali im se sja vlen me i ndy duert ne kete rrob”!!!

E tash del se edhe vjehrra e Arlindes ka shikuar per se afermi vrasjen brutale sebashku me femijet dhe as nuk ka tentuar nderhyerrje!

Çka osht boll osht boll!!!

Asaj duhet me ja tregu vendin qe te jete mesim edhe per te tjeret!

Burimi: botasot.info