GazetaMax
Lajme

Shpallja e dedikuar për ndarjen e tokës për kultivimin e kulturave strategjike

Shkup, 19 prill – Qeveria në seancën e sotme shpalli shpallje të posaçme publike për ndarjen e 5722 hektarëve tokë bujqësore në 14 regjione, kumtoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikolovski.

Toka do të jepet ekskluzivisht për kultivimin e kulturave strategjike: grurë, misër, elbi, thekër lulediell, oriz, bizele të gjalla dhe triticale.

Do të ndahen, përmendi ministri, 700 parcela me mbi tre hektarë.

Procedura e aplikimit do të zgjasë vetëm 20 ditë, ndërsa me tender publik gjithsej 30 ditë.

“Asnjë tokë e punueshme nuk duhet të lihet e papunuar. Duhet të ketë ushqim, do ta mbajmë dhe do ta rrisim prodhimin, do ta zvogëlojmë varësinë nga importi dhe do t’i mbajmë çmimet në nivelin më të ulët të mundshëm, tha Nikollovski.

Sipas tij, njoftime të tjera për tokën e mbetur në dispozicion do të pasojnë në seancat e ardhshme të qeverisë./Zhurnal.mk

Related posts

Nxënësit sot u kthyen në bankat shkollore, mësimdhënësit ndjehen të mashtruar

Gazeta Max

Karvani i Bujar Osmanit zbarkon në Studeniçan: Të planifikojnë të ardhmen këtu e jo në mërgim!

Gazeta Max

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

Gazeta Max