GazetaMax
Lajme

Shpërndahet turma, përfundon protesta e udhëhequr nga Lista Serbe në veri

Turma e mbledhur për protestë në Veri është shpërndarë.
Tubimi në veri të Kosovës, ka përfunduar pak pas fjalimit të kreut të Listës Srpska, Goran Rakiq, shkruan Gazeta Express.
Protesta ka nisur pas mosarritjes së një marrëveshje për t’u organizuar zgjedhjet nacionale të Serbisë, në Kosovë.
Mirëpo, Rakiq, në fjalimin e tij, tha se të gjithë të angazhuarit e komunitetit serbë në institucionet e Kosovës do ta pezullojnë punën e tyre, për shkak të suspendimit të kryetares e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.
Stevanoviq u shkarkua, pasi mori pjesë në një mbledhje në Beograd, krah presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në fillim të kësaj jave.
Protestat në Veri nisën sot në mëngjes, ndërsa ndërkombëtarët shprehin shqetësimin se ato mund të eskalojnë.
Fotografi nga Veriu/Çlirimtar Morina, T7Kurti organizimin e protestave, dy ditë më parë, e lidhte me një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, të mbajtur në Serbi, ku krah tij ishin edhe përfaqësuesit serbë të Kosovës. Ndër ta edhe Milan Radojçiq, i arratisur nga Kosova.
“Aspak nuk lë shije të mirë kur në Beograd mbrëmë mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë, e sot në mëngjes lëshohen thirrje për protestë”, tha Kurti.
Media kosovare në gjuhën serbe “Kossev” raportoi më herët se disa autobusë me qytetarë nga Serbia hynë në veri të Kosovës.
Shtetet e QUINT-it: Gjermania, Britania e Madhe, SHBA-ja, Italia dhe Franca, që pak ditë më parë e çartuan Qeverinë e Kosovës lidhur me qëndrimin për zgjedhjet e 3 prillit, shqetësim kanë shprehur edhe sot për protesta.
Në reagimin e QUINT-it thuhej se “i kanë parasysh demonstratat e planifikuara për sot dhe shprehin shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit të gjendjes apo për dhunë”.
Kryeministri Kurti gjatë kësaj jave tha se nuk ka vendim të Qeverisë, por thjesht nuk ka ndonjë marrëveshje për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë.
Ai përmendi disa metoda, sipas të cilave, serbët e Kosovës, që kanë nënshtetësi të Serbisë do të mund të votonin nga Kosova për zgjedhjet atje.
Përdorimi i zyrave ndërlidhëse në Prishtinë dhe votimi me postë, i cili nuk parashihet me ligjet për zgjedhje të Serbisë, janë disa nga propozimet e Kurtit.
Mirëpo, QUINT-i e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se refuzoi një propozim konstruktiv të tyre për lejimin e organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë, ndërsa e vlerësoi qëndrimin e Serbisë.

Related posts

Gjobë 45 euro nëse s’keni pajisje dimërore, nga 15 nëntori

Gazetamax.mk

Rriten sërish pagat e mësimdhënësve/ Grubi: Vlerësojmë mundin në edukimin e brezave të ardhshëm

Gazetamax.mk

PLD propozoi Penovin për ministër të Vetqeverisjes lokale

Gazetamax.mk