GazetaMax
Lajme

Shqiptari 22 vjeçar që shkoi të luftojë për ushtrinë Ukrainase dhe i mbijetoi sulmit rus

Jetmiri Hyseni, një 22 vjeçar i lindur në Shqipëri dhe që jeton në Belgjikë i mbijetoi një sulmi rus në një qendër stërvitore për luftëtarët e huaj. Ai foli me Zërin e Amerikës pas sulmit ku u vranë 35 vetë dhe u plagosën 124 të tjerë.

I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse kishte ardhur si luftëtar i huaj në Ukrainë ai u përgjigj se: “Nuk jemi ushtarak dhe nuk isha gjendur këtu më parë. Kemi ardhur grup ditën e premte dhe pas dy ditësh rusët sulmuan me 30 bomba. Të gjithë jemi të frikësuar, të stresuar. Kam qenë duke fjetur madje kam një foto kur shpërtheu bomba e parë. Nuk denim ku të shkonim ishte e frikshme” tha Jetmiri.

Një ditë më parë Rusia goditi baza ushtarake ukrainase pak kilometra larg Polonisë, një vend kyç për dërgimin e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën.

Zgjerimi i sulmeve të Rusisë ndaj objektivave të reja në Ukrainë pranë kufirit polak pasqyron zhgënjimin e saj në rritje lidhur me ritmet e sulmit, tha të dielën këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan.

Related posts

K15, s’është bërë pagesa për mijëra punëtorë

Gazetamax.mk

Padi penale kundër 56 vjeçarit nga Kopanica pasi ndërtoi objekt pa leje

Gazetamax.mk

Universiteti i Tetovës i përuroi amfiteatrot me emrat e figurave emblematike të kombit tonë

Gazetamax.mk