GazetaMax
Lajme

LSDM: Gjorgjievski ka shpenzuar 100.000 euro për ushtarë partiak

LSDM thotë se kryetari i komunës së Kisella Vodës ankohet se komuna nuk ka para, ndërsa Gjorgjievski ka shpenzuar 100.000 euro për ushtarë partiak.

Kryetarët e VMRO-DPMNE janë shembull i përtacisë dhe shpenzimeve të parave të qytetarëve në kohë krize, theksohet në kumtesën e LSDM-së.
Sipas tyre shembulli i fundit është kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.

Ndërsa ankohet se komuna nuk ka para për të bërë llogaritë e rregullta, kryetari Gjorgjievski ka shpenzuar 100.000 euro nga paratë e komunës për marrëveshje autoriale, thuhet në kumtesë.

Ushtarë partiak, familjarë dhe miq, por edhe megafonë mediatik janë pjesë e personave në listën e pagave të komunës së Kisella Vodës.
Sipas LSDM kjo është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së në krye me Hristijan Mickoski.

Related posts

Nikollovski: Vaj ka, porositen sasitë e para nga Serbia, importohet edhe nga Rusia, Ukraina dhe Bullgaria

Gazeta Max

Shtyhet gjykimi për rastin “Besa Trans”

Gazeta Max

Mickoski konfirmon: Do të marrë pjesë në takimin e liderëve

Gazeta Max