GazetaMax
Lajme

Shumë zjarre brenda muajit në Prishtinë, zjarrfikësit s’kanë kapacitete të ndihmojë të gjithë

Shumë zjarre ka pasur në rajonin e Prishtinës.
Brigada e Zjarrfikësve në rajonin e Prishtinës thotë që nuk kanë mundur të iu përgjigjen të gjitha thirrjeve të qytetarëve pasi janë të pakët në staf.
Brigada e Zjarrëfikësve në rajonin e Prishtinës u përgjigjet qytetarëve, të cilët lajmërojnë për vatra zjarri. Por pas çdo alarmi, sfida më e madhe del të jetë numri i pakët i zjarrëfiksëve.
Behar Shala, udhëheqës ndërrimi iu bën apel qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm.
Për shifra flet Komandanti i zjarrfikësve, Latif Zeka. “Vetëm në këtë muaj kemi pas 205 intervenime… por nuk kemi mund çdo thirrjeje t’i përgjigjemi sepse si staf jemi shumë të pakt…”, tha Zeka.
Në të gjitha rastet e zjarreve që kanë ndodhur në Rajonin e Prishtinës dhe më gjerë, nuk është raportuar për persona të lënduar.

Related posts

Taravari do konsultohet me organet partiake për çdo vendim/ Qeveria bën gati pakon e resoreve për ASH

Gazeta Max

Presioni nga BE dhe Shtetet e Bashkuara është se nuk ka më kohë për të pritur

Gazeta Max

Emir Sulejmani prezanton bartësin e listës në Zhelinë: “Me Memet Nezirin, zëri i popullit do të përfaqësohet nga njerëz të ndershëm”

Gazeta Max