Zbulohet oferta që po përgatit Barcelona për Lewandowskin.
Barcelona raportohet se është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të Robert Lewandowskit.
Reprezentuesi polak është i lidhur me një largim nga Bayern Munichi, teksa kontrata e tij skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.
Derisa ende nuk ka bisedime për rinovim të kontratës, Barça po mendon ta shfrytëzojë situatën.
Sipas “Sport”, katalunasit janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë euro për shërbimet e Lewandowskit.
“Bavarezët” mund ta lejojnë largimin e 33-vjeçarit këtë verë, në mënyrë që të shmangin largimin e tij si lojtar të lirë në vitin e ardhshëm.
Të fundit në përqindje
Shkup, 5 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të jetë nikoqir i koleges së tij hungareze
Shkup, 5 shkurt – Moti i ftohtë nuk i zmbrapsi transportuesit privat që të dalin sërish
Shkup, 5 shkurt – Banorët e fshatit Luboten të komunës së Butelit me dekada nuk e
Shkup, 5 shkurt – Shkon në mbi 100 numri i shkeljeve të automjeteve që transportojnë nxënës
Dibër, 5 shkurt – Ndonëse në vitin 2000 Subi Vojka nga Dibra ka blerë pronë me