GazetaMax
Ballina

Stevanoviq: Ndjekim rekomandime për lijën e majmunëve, sistemi ynë është i gatshëm dhe ka kapacitet

Shkup, 25 maj – I ndjekim rekomandimet, kemi kujdes me situatën, si në vend, ashtu edhe jashtë vendit. Apelojmë tek qytetarët të cilët udhëtojnë, të kenë kujdes, të mbrohen, të mbajnë distancë. Udhëtimi në zona të rrezikshme nuk rekomandohet dhe prandaj duhet të jemi shumë përgjegjës, apelon Milena Stevanoviq, drejtoreshë e Klinikës universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile lidhur me lijën e majmunëve.

Duke qenë mysafire në TV Sitel, në emisionin “Tema na denot”, Stevanoviq theksoi se nuk duhet të nënçmohet sistemi ynë shëndetësor dhe se të gjithë pacientët do të ndiqen, evidentohen dhe trajtohen në Klinikën për sëmundje infektive.

“Mos e zvogëloni vlerën e sistemit tonë. Sistemi ynë është larg atij ideal, por është i gatshëm  dhe fuqishëm qëndrojmë në këmbët tona dhe kemi kapacitet të përballemi me sëmundje infektuese. Në momentin kur do të dalin testet komerciale për lijën, do t’i kemi edhe ne”, shtoi ai.

Lidhur me inkubacionin për lijën e majmunëve, Stevanoviq sqaroi se zgjatë 21 ditë, që do të thotë se një njeri mund të infektohet deri në 21 ditë, ndërsa nëse nuk ka kurrfarë simptoma, siç është shfaqja e temperaturës së lartë, dhimbje koke, ënjtje të nyejve limfatike.

Si çdo infeksion tjetër virusal, ashtu edhe lija e majmunëve, thotë ajo se më të prekur janë të rinjtë, më të rriturit dhe personat me sëmundje kronike.

“Zinxhirët e ndërprerë të vaksinimit, do të sjellin deri në paraqitjen e sëmundjeve serioze virusale. Apeli im është që vaksinimi të mos ndërpritet dhe të mos lejohet lëshim të vaksinimit tek fëmijët. Kjo është arsyeja pse na paraqiten ish-sëmundjet virusale”, thotë Stevanoviq.

Related posts

Mjekja Grozdanova: Shumë pak vajza vaksinohen me HPV, prindërit ta marin punën seriozisht

Gazetamax.mk

Shenjat që sinjalizojnë mungesën e hekurit në trup

Gazetamax.mk

Gruevski tregon si u arratis, duhej të merrte me vete edhe bashkëpunëtorët e ngushtë

Gazetamax.mk