GazetaMax
Lajme

Stojanoska-Ivanova: Alarmet për bomba krijojnë tek fëmijët mosbesim në institucione

Shkup, 3 nëntor – Alarmet ditore për bomba në shkollat ​​e mesme të kryeqytetit nuk lënë askënd indiferent. Paraqitet një ndjenjë frike dhe stresi, para së gjithash tek vetë fëmijët, por edhe tek stafi mësimdhënës që janë përgjegjës për fëmijët gjatë kohës që janë në shkollë. Me qëllim për të tejkaluar këtë destabilizim që po ndodh aktualisht, sociologia prof. dr. Tatjana Stojanoska – Ivanova në një prononcim për MIA-n thotë se është e nevojshme që institucionet ta marrin seriozisht detyrën dhe përgjegjësit të sanksionohen siç duhet, për të rikthyer besimin në sistem.

“Ajo që është e rëndësishme është edhe aspekti i pasigurisë në çdo nisje për në shkollë, sepse nuk ka ndodhur një herë. Mirëpo, bëhet fjalë për fëmijë të mitur, megjithëse ka edhe maturantë, janë një grup individësh që nuk janë ndërtuar ende moralisht dhe me vlera, dhe kësaj i shtohet edhe aspekti tjetër, në kuadrin e besimit dhe qëndrimit ndaj institucioneve të sistemit”, thotë dr. Stojanoska – Ivanova.

Tek vetë fëmijët paraqitet ndjejnë frike dhe stresi dhe të gjithë janë të shqetësuar për jetën e tyre. Siç thekson ajo, kur ke një emocion negativ dhe disponimi i përgjithshëm i atij individi është i ndryshëm, mënyra e dhënies së njohurive bazë dhe procesi i edukimit të disa nxënësve nuk është si më parë.

“Për sa i përket personelit mësimor, ata angazhohen edhe për përcjelljen e njohurive, normave morale dhe vlerave, por edhe mënyrën e kryerjes së evakuimit kur ka denoncim pa shkaktuar panik dhe konfuzion. Keni një moment ku edhe vetë mësuesit ndjejnë një emocion frike dhe stresi”, thotë prof. dr. Stojanoska – Ivanova.

Rreziku i vlerës dhe i vakumit moral

Në lëndë të ndryshme si edukata qytetare apo sociologjia, mësohen kodet e vlerave, gjegjësisht se institucionet e sistemit funksionojnë drejtë, që sipas Stojanoska-Ivanovës nënkupton se ky funksionim duhet t’i mbrojë qytetarët, domethënë aspektet themelore të funksionimit të institucioneve, në një shoqëri të zhvilluar demokratike.

Shpjegon se në momente të këtilla kritike lind konfuzioni tek fëmijët dhe mund të shkaktohet një lloj vakumi moral dhe i vlerave nga ai aspekt ose një farë mosbesimi në funksionimin e duhur të sistemit.

“Ende nuk janë zbuluar fajtorët, nuk është publikuar në media se dikush është zbuluar dhe sanksionohet dhe prandaj them se kjo krijon konfuzion tek vetë fëmijët në procesin e përgjegjësisë dhe besimit ndaj institucioneve të ngarkuara për këtë, sepse qytetari komunikon me ato institucione, ka besim tek ata dhe kështu ne i rrisim edhe fëmijët. Prandaj ata mund të kenë dyshime dhe të pyesin veten: “Sa duhet të besoj tani?”, jo vetëm në institucionet përgjegjëse për sigurinë, por ato dyshime morale mund të shfaqen edhe në kuptimin nëse diçka po funksionon siç duhet apo jo”, thotë sociologia Stojanoska-Ivanova.

Thirrje për kthimin e besimit në institucione

Sipas saj, këto aspekte janë vendimtare dhe duhet punuar në mënyrë që në të ardhmen të shfaqet një imazh pozitiv në drejtim të kthimit të besimit tek institucionet. Për këtë, siç thotë ai, do të ndihmojë bërja publike e fajtorëve përmes mediave të komunikimit masiv, si një faktor i fuqishëm socializimi në ditët e sotme.

“Një thirrje për institucionet, ta marrin seriozisht detyrën e tyre sepse po humbet vërtet procesi edukativo- arsimor. Ne duhet t’i përkushtohemi procesit edukativo-arsimor sepse humbasin fëmijët dhe mësuesit, por edhe e gjithë shoqëria sepse në vazhdimësi është e pamundur të edukohen fëmijët dhe t’i marrin të gjitha njohuritë që u transmetohen”, tha sociologia prof. dr. Tatjana Stojanoska – Ivanova.

Raportimet për bomba në disa shkolla të mesme të Shkupit filluan në fund të tetorit të këtij viti. Pas marrjes së denoncimeve, institucionet kompetente kanë marrë menjëherë masa për evakuimin e nxënlsve dhe të gjithë stafit, si dhe kontrolle antiterroriste.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, informoi se mesazhet e dërguara përmes postës elektronike në shkollat ​​e mesme janë lëshuar jashtë vendit.

Këtë vit ka pasur edhe raportime të rreme për bomba në vendet e rajonit, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi. Përveç shkollave, në rajon ka pasur alarme për bomba në qendra tregtare, aeroporte dhe konvikte studentësh.

Related posts

MPJ dënon gjuhën e urrejtjes që u shpreh gjatë ndeshjes Maqedoni e Veriut – Bullgari në Shkup

Gazetamax.mk

Spasovski: Ruajtja e pavarësisë është obligim

Gazetamax.mk

Sa është e rëndësishme për Maqedoninë, fitorja e Makronit në Francë?

Gazetamax.mk