GazetaMax
LAJME

Struga vazhdon të përballet me problematikën e qenve endacak

Problemi me qentë endacak ende është i pranishëm në qytetin e Strugës dhe ka rritje të numrit të tyre. Në spitalin e Strugës, vitin e kaluar janë pranuar për trajtim 52 persona të cilët ishin sulmuar nga qentë endacak.

Ndërsa nga fillimi i këtij viti 11 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por vetëm dy e kanë denoncuar rastin në policinë e Strugës. Rastet më të shpeshta ku qentë endacak sulmojnë, janë tek të miturit.

“Në fillim të këtij viti, deri më sot, në zonën e Ohrit dhe Strugës janë shënuar tre sulme nga qen endacakë, të tria ndaj të miturve. Gjatë vitit 2021 në zonën e Strugës janë raportuar 39 sulme nga qentë endacakë, 6 prej të cilëve ndaj të miturve. Gjithsej 14 raste të kafshimit nga qentë endacakë, ku dy prej të lënduarve janë të mitur”, u shpreh zëdhënësi i SPB – Ohër, Stefan Dimoski.

Prej disa vitesh është lajmëruar se do të ketë një strehimore për qentë endacakë ku do të sterilizohen dhe kastrohen, por deri më tani nuk është ndërtuar. Këshilli i rajonit jugperëndimor njofton se do të ketë zgjidhje të përbashkët ndërkomunale të problemit me ndërtimin e dy stacioneve për nëntë komunat.

“Ne në një periudhë e kemi bërë një projekt dhe e kemi realizuar për kastrim dhe sterilzim të qenve, mund që kanë dhënë ndonjë rezultat po rezultate nuk janë të lakmishme. Duam që me komunën e Kërçovës që ka stacionar, dhe Ohri që ka nis një procedurë për stacionar të ri edhe ne të participojmë dhe mos bëjmë të gjithë komunat shpenzime të mëdha, kemi mar obligim që edhe këtë problem ta zgjidhim në të ardhmen”, theksoi kryetari i komunës së Strugës dhe kryetari i këshillit të rajonit Jugperëndimor, Ramiz Merko.

Të gjithë qytetarët të cilët sulmohen nga qentë endacakë kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për dëmshpërblim dhe për këtë përgjigjet komuna.

Related posts

Apanazhi i ish-funksionarëve para shfuqizimit – Kushtetuesja nisi procedurë

e-max

Deputetët e VMRO-së vazhdojnë bllokadën, përplasje për pagat e deputetëve

e-max

Digjitalizimi i gjyqësorit: Ka pajisje, por jo edhe kuadro

e-max