GazetaMax
Lajme

Suksesi më i madh i Qeverisë Kovaçevski mbetet sekret

Shkup, 11 maj – Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut ka kaluar 100 ditshin në krye të Qeverisë, por ja që ende suksesi i tij më i madh po mbetet një sekret të cilin nuk e di as vet Kovaçevski. Mbajtja e sekretit mund të konsiderohet sukses, por asesi suksesi nuk mund të mbahet sekret. Pasues i “dështuesit” ish kryeministrit Zaev, Dimitar Kovaçevski, ende nuk ka arrit ta definojë suksesin e tij përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes me vendin, shkruan Zhurnal.

“Investimet dhe rritja e pagave janë dëshmi se politikat e Qeverisë janë të mira dhe japin efekt” ka thënë Kovaçevski. Por për cilat investime e ka fjalën kryeministri?

Maqedonia e Veriut ka pësuar rënien më të madhe të investimeve të huaja në rajon gjatë pandemisë të vitit 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Konferenca e OKB-së për Tregti dhe Zhvillim. Investimet e huaja në rajon në vitin 2020 janë ulur për 14 për qind në krahasim me vitin 2019, në Maqedoninë e Veriut rënia është pothuajse tre herë më e madhe.

Përpos që ka ulje të investimeve në nivel republikan në Maqedoninë e Veriut, ato pak investime janë bërë në zona të caktuara. Në rajonin e Pollogut, rajon i cili është i populluar me shqiptarë investimet janë të pa njohura për këtë zonë. Mes tjerash është edhe Komuna e Likovës e cila ende figuron si zonë e rrezikut pas luftës së vitit 2001 në vend, dhe ky rajon në hartat e investitorëve sinjalizohet me vijë të kuqe që askush nuk e merre rrezikun të investojë në “zonë rreziku”.

Ndërkaq, sa i përket sukseseve të kësaj Qeverie dhe efekteve që ka dhënë, nëse bazohemi te prioritet e Kovaçevskit si mandatar edhe realitetin si kryeministër, nuk flitet askund për suksese vetëm për dështime.

Si mandatar për formim të qeverisë Kovaçevski kishte theksuar se prioritet kryesore janë: marrëveshja me bullgarinë, rritja e pagës minimale, rritja e pensioneve, investime në ambient, ballafaqimi me krizën ekonomike dhe energjetike.

Për sa i përket marrëveshjes me Bullgarinë, samiti i qershorit po afrohet, një marrëveshje mes RMV-së dhe Bullgarisë ishte përafruar mjaft, mirëpo në momentet e fundit nga Shkupi dhe Sofja ishin kapur persona në institucione të cilët punonin për përkeqësimin e marrëdhënieve dhe kundër arritjes së një marrëveshjeje të mundshme mes dy shteteve. Së fundmi presidenti Radev ka akuzuar politikanët maqedonas se po ndërtojnë identitet me baza të falsifikuara. Prioriteti kryesor i Kovaçevskit po dështon, sepse një marrëveshje e tillë po vështirësohet.                                                   

Rritja e pagës minimale shkaktoi pakënaqësi te të gjithë sindikatat në vend, ku për herë të parë në të njëjtën kohë kanë protestuar e kanë qenë në grevë shumë punëtorë nga gjitha sektorët që kërkonin harmonizim edhe të pagave tjera me atë minimale. Pra, përveç që rritja nuk është e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetarëve, kjo shkaktoi edhe bllokadë funksionimi në shtet.

Ndonëse nga Qeveria e cilësojnë rritjen e pensioneve prej 900 denarëve si rritje historike, pensionistet shprehen se është krahas rritjes së çmimeve të çdo produkti ushqimor me 900 denarë as një thes miell nuk mund të blihet.

Kur jemi tek investimet në ambient, investimi më i madh e më i duhuri do të kishte qenë të pastrohet së pari ambienti nga ato shumë deponi që ndodhet anekënd vendit, ndërkaq për gjelbrim në Qeverisjen e Kovaçevskit qytetarët mund të shohin vetëm nëse vendosin “syze me xhama të gjelbër”.

Ballafaqimi i krizës ekonomike dhe asaj energjetike për Kovaçevskin është beteja më e vështirë të cilën e ka humbur qysh në fillim, me çka vendi veçse është thelluar edhe më shumë në këtë krizë të shumëfish me çka niveli i borxhit publik ka arritur në 60% të BPV-së.

Shpenzimet minimale për një familje katër anëtaresh në mars arrijnë 36.768 denarë, sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, e cila çdo muaj e bën llogaritjen e shportës minimale sindikale. Shpenzimet minimale mujore për një familje janë të pa përballueshme nga një i punësuar në familje i cili merr pagë minimale, as gjysmë shporte nuk mund të mbushet.

Sipas këtyre të dhënave jeta në Maqedoninë e Veriut për të rinjtë po shndërrohet në luftë ekzistenciale apo për mbijetesë, ku për dallim me shtetet evropiane standardi jetësor pothuajse i njëjtë, madje për shumë produkte thuhet se në vendet evropiane janë më lirë se sa te ne, por dallimi substancial ekziston në pagat që merren atje dhe që merren këtu.

Pra, sukseset e Kovaçevskit karakterizohen me revoltë të paparë më parë nga gjitha sindikatat, raste korruptive të zyrtarëve qeveritar e policor, grevë në arsim, rritje enorme të çmimeve, krizë ekonomike, krizë energjetike, përkeqësim të marrëdhënieve me Bullgarinë, si dhe rritje të euro-skepticizmit në vend. /Zhurnal.mk

Related posts

Xhaferi – Fajon: Qëllimi real është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030

Gazetamax.mk

Ministri Boçvarski në Berovë i prezantoi procedurat e thjeshtuara për instalimin e fotovoltaikëve

Gazetamax.mk

Ali Ahmeti nesër organizon pritjen e fundvitit në Shkup

Gazetamax.mk