GazetaMax
Ballina

Takimi Gjelaj- Dedivanaj: Diaspora shqiptare një ndër faktorët kryesorë të zhvillimit të komunës së Tuzit

Kryetari i Komunës së Tuzit Lindon Gjelaj dhe nënkryetari Ivan Ivanaj sot kan pritur në takim në Komunën e Tuzit kryetarin  e shoqatës atdhetare ” Jehona e Malësisë” në Miçigan , Agron Dedivanaj.

Në takim është diskuruar mbi investimet dhe projektet që realizohen në komunën e Tuzit në bashkëpunim me diasporën si dhe për proektet që pritet të realizohen në të ardhmen, ka shkruar Gjelaj.

Gjelaj shpreh gadishmërinë në çdo koh për takime të tilla, duke falenderuar diasporën shqiptare për kontributin e tyre në çdo lloj mënyre dhe çdo situatë për zhvillimin e Komunës së Tuzit.

Ja postimi plotë:

Së bashku me nënkryetarin, Ivan Ivanaj pritëm në takim kryetarin e shoqatës ,,Jehona e Malësisë” nga Miçigani, Agron Dedivanaj me të cilin diskutuam mbi investimet dhe projektet që po realizohen në bashkëpunim me diasporë si dhe çfarë pritet të realizohet në të ardhmen në komunën tonë.

Gjithmon të lumtur dhe të gatshëm për takime të tilla, e vlerësojmë shumë kontributin që dispora vazhdimisht jep për zhvillimin e komunës.

Lindon Gjelaj ,
Kryetar i Komunës së Tuzit

Related posts

Jepet premiera e “Gjergj Kastriot Skëndërbeu, Kryezot i Arbërit”, bashkëpunim Kosovë-Shqipëri

Gazeta Max

Pse mendojmë më mirë ndërsa ecim? Shkencëtarët kanë zbuluar se ecja ka një efekt të dobishëm në tru

Gazeta Max

Grubi: Hiqen maskat në hapësira të mbyllura

Gazeta Max