GazetaMax
Lajme

Talevski: Bllok tarifat e energjisë elektrike të ngjashme me konceptin e tatimit progresiv

Shkup, 8 Qershor – Profesori universitar Rubin Talevski në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat ka tentuar të shpjegojë tarifën e energjisë elektrike sipas bllok tarifave të reja. Duke folur për këtë temë, ai tha:

“Nëse çmimi i ri në një tarifë të ulët është 1, në bllokun e katërt çmimi do të jetë trefish më i lartë. Raporti aktual i çmimit midis të ulëtit dhe të lartit është 1: 2. Nëse keni 421 KWh, paguani 210 me çmimin e bllokut të parë, nga 210 në 420, 210 të tjera me çmimin e bllokut të dytë. Për të tretën do t’ju mbetet 1 KWh dhe do ta paguani me çmimin e bllokut të tretë. Koncepti është i ngjashëm me tatimin progresiv,” tha Talevski.

Related posts

Punëtori për trendet moderne në dizajnimin dhe ndërtimin e strukturave rezistente ndaj tërmeteve

Gazeta Max

“Hidrocentralet dëmtojnë natyrën në malin Sharr”/ Parku nacional i kërkon Qeverisë të mos japë leje

Gazeta Max

Besimi: Konsolidimi fiskal dhe kursimet janë mënyra për ballafaqim me krizën

Gazeta Max