GazetaMax
Lajme

Të gjithë po ikin nga Arsovska!? Jep dorëheqje apo shkarkohet sekretari gjeneral i Q. të Shkupit?

Shkup, 12 shtator – Sekretari gjeneral i Qytetit të Shkupit, Gjoko Vellkovski në FB profilin e tij ka njoftuar se po largohet nga pozita e tij. Arsyeja për këtë veprim është se shefja e tij, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka potencial të dobët dhe prioritete tjera para premtimeve ndaj qytetarëve, informon Zhurnal.

Ai mes tjerash në arsyetimin e tij shprehet se në këtë pozitë kishte ardhur që të punojë në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe me entuziazëm. Ai vjen nga komuna e Çairit ndërsa edhe në këtë komunë është këshilltar. Ai ka kërkuar nga Antikorrupsioni t’i tregojnë nëse mund t’i kryej dy obligimet por nga atje i kanë thënë se duhet të përcaktohet vetëm për njërën, ndaj ai ka vendosur të largohet nga Qyteti i Shkupit dhe Arsovska.

Ai gjithashtu shprehet se po ikë nga dëshpërimi ndaj potencialit të dobët për punë dhe mos bashkëpunimit me kryetaren e komunës Arsovska në realizimin e projekteve kapitale.

Vellkovski do të vazhdojë, siç shprehet, të kontribojë për Shkupit nga pozita këshilltar në komunën e Çairit.

https://www.facebook.com/goko.velkovski/posts/pfbid0qYLjvpWsdiq1NdAGG1mkTRHkpycaSWJxt1dAxvHHy2s3H5Zq4psza9zArWioYjoql

Ndërkohë nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se Vellkovski është shkarkuar nga komuna sepse kanë dyshime se ka patur gisht në tenderin kontestues me NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”, e që prej atje u shkarkua edhe drejtori Zllatko Perinski.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se nuk do të lejojnë harxhime të kota të parave të qytetarëve, e as finansim të interesave personale dhe partiake./Zhurnal.mk

Related posts

Pendarovski: Kemi nevojë ta dimë nëse BE-ja do të fokusohet në rajon edhe pas luftës në Ukrainë

Gazetamax.mk

Ahmeti rrëfehet për n’Demos dhe tregon kontaktet me Adem Jasharin dhe njohjen me Luan Haradinaj

Gazetamax.mk

Zgjedhje të brendshme partiake në 10 degë të BDI-së

Gazetamax.mk