GazetaMax
Ballina

Tetori është muaji rozë, por kanceri nuk është i tillë fare

Shkup, 24 tetor – Një ditë në shikim të parë e njëjtë, ndërsa shumë e ndryshme nga ditët tjera, ditë që do t’ua ndryshojë jetën, ditë kur regjistrimi i mamografit dhe shikimi i drejtorit i cili mundohet të gjejë fjalën që do të dhemb më pak, t’ju njoftojë se atje diku në gjirin tuaj është vendosur ndonjë “qiraxhi”.

Makedonka Ikonomva-Davçeva nga shoqata “Љубов сме/Jemi dashuri”, e cila ka për qëllim t’u ndihmojë pacientëve të vuajnë nga kanceri, me rastin e Tetorit – Muajit botëror për luftë kundër kancerit në gji për MIA-n rrëfen se dita kur vërtetohet dyshimi “Po, Ju keni karcinom” është dita kur fillon lufta me vetveten, milionë pyetje për të cilat nuk ka përgjigje, përveç njërës “Pse unë?”.

“Nga ky çast ju tashmë jeni person tjetër, i panjohur edhe për vetveten. Mbeteni vetë me dhimbjen tuaj dhe filloni të ecni nëpër labirintet e diçka për ju të re dhe të panjohur. Duke dashur që t’u ndihmojmë atyre që tani përballen me karcinomin, ne disa dashuri që na ka bashkuar halli i njëjtë, erdhëm deri te ideja që të krijojmë në grup në Fejsbuk ku do t’u dalim në ndihmë, ku do të shtrijmë dorën në mënyrë që askush më të mos jetë vetë”, shprehet Ikonomova-Davçeva.

Problemi më i shpeshtë, siç bën të ditur janë shifrat gjithnjë e më të mëdha të pacientëve të saposëmurë dhe atyre që tashmë me vite të tëra kurohen nga kanceri në gji, ndërsa një numër i vogël i specialistëve onkologë. Raporti doktor-pacient, sipas saj është në nivelin e duhur, duke marrë parasysh she një doktor brenda ditës pranon edhe mbi njëqind pacientë.

“Sipas meje, më e rëndësishme është të jemi të zëshëm çdo ditë, e jo vetë në tetor, të tregojmë se zbulimi i hershëm do të thotë edhe kurim të suksesshëm. Porosia jonë që duam t’ua përcjellim të gjitha grave është që të bëjmë thirrje që të bëjnë vetëkontroll, eho kontrolle me kohë dhe kontrolle të rregullta mamografike. Njëherësh, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeverisë që të na mundësojnë terminë, që për fat të keq, nuk i kemi, të na mundësojnë në Klinikat aparate bashkëkohore të diagnostikimit, të ndryshojnë përfundimisht listën pozitive të ilaçeve, ta vendosin terapinë biologjike në të njëjtën. Dhe siç deklaroi ministri Bekim Sali: “Bëhet fjalë për terapi të shtrenjtë”, por a ka çmim një jetë e shpëtuar e njeriut?”, porositi Makedonska Ikonomova-Davçeva.

Në qershor të vitit 2018 është themeluar Grupi i Fejsbukut “Љубов сме/Jemi Dashuri”, ndërsa tashmë në vitin 2020 edhe zyrtarisht regjistrohet si Shoqatë.

Tetori është muaji rozë, por kanceri nuk është i tillë fare. Dy gra të guximshme, Antigona dhe Natasha para kamerave të MIA-së e rrëfeu historinë e tyre për momentin kur ka mësuar se kanë kancer në gji dhe luftën e tyre.

Antigona Seferi për MIA-n rrëfen se me karcinomin është përballur në vitin 2020, në kohën më të vështirë, kur bota për moment u ndal dhe të gjithë fokusoheshin në KOVID-19, ndërsa edhe vendi ynë nuk ishte përjashtim.

“U përballa njëherësh me karcinom dhe me KOVID, gjë që ishte shumë e vështirë, jo vetëm për mua, por për të gjithë pacientët që kurohen nga kjo sëmundje e rrezikshme. Problemi

më i madh ishte mungesa e terminëve për eho kontrolle. Të gjithë e dimë se radiologët u fokusuan në KOVID-pacientët. Ishim lënë kush si dinte dhe mundeshe të luftojë betejën e vet më të vështirë në jetë”, shprehet Seferi.

Rrëfen se ka qenë e detyruar të shkojë në kontrolle private, ndërsa përvoja e njerëzve të njohur të cilët janë përballur më parë me këtë sëmundje i ka ndihmuar të marrë udhëzime se si të veprojë dhe ku të drejtohet më së shpejti.

“Rastësisht u paraqita për kontroll, nuk kisha simptoma. Më thanë se bëhet fjalë për karcinom. Zbulimi i hershëm i sëmundjes është përfitim i madh për pacientin. Më lehtë lufton me të njëjtën dhe gjasat për shpëtim, respektivisht për mbijetesë janë të mëdha. Mendimi i parë i doktoreshës ishte se ekziston dyshimi, për çka duhet bërë urgjentisht biopsinë”, shton ajo.

Mendimin e parë, siç shprehet, nuk ka dashur ta pranojë, kështu që ka kërkuar edhe mendimin e dytë me çka i është vërtetuar se i nevojitet biopsi emergjente.

“Caktova konsultim me kirurg torakal, i pa rezultatet dhe caktova operacion sa është e mundshme më shpejtë. E dinim për çfarë lloji të karcinomit bëhet fjalë, karcinim lobular invaziv. Humbja e kohës është diçka që bën dëm të madh për pacientët me karcinom të tillë”, shprehet Seferi.

Pas operacionit Antigona ka vazhduar me hemoterapitë, që si të gjithë pacientët i ka përballur shumë rëndë.

“Ngushëllimin e gjeta në ecjen në këmbë, dëgjimin e muzikës, madje mbaj edhe ditar kur e kam më së vështiri. Atëherë shkruaj dhe nxjerr gjithë hallin jashtë. Është me rëndësi që të mos e mbash në vete, meqë nëse vendos të durosh dhe të jesh i fuqishëm para të gjithëve, kjo mund të të bëjë dëm të madh”, rrëfen ajo.

Porositi se me mendim, vullnet dhe motiv të mirë nuk ka heqje dorë, meqë asgjë në jetë nuk zgjatë përgjithmonë.

Natasha Velevska për MIA-n rrëfen se me karcinomin është përballur në vitin 2015. Tashmë një kohë të gjatë ka ndjerë lodhje, dhimbje në shpatullën dhe ndjesi të shpimit të gjilpërës në dorë, por të gjitha ato simptoma i ka kuptuar si rezultat i asaj që është prind i vetëm dhe të gjitha obligimet kanë mbetur te ajo.

“Kishim një situatë me fëmijën tim po luanim. Gjatë lojës ndjeva dhimbje të madhe, u preka dhe ndjeva një gungë. Ishte periudhë verore, nuk kishte doktorë dhe prita të kalojë kjo periudhë në mënyrë që të bëj kontrollin”, shprehet Velevska.

Kontrollin e parë e ka bërë më 13 tetor. Rrëfen se doktoresha e ka mbajtur pak më gjatë derisa e ka kontrolluar në eho, e me këtë e ka kuptuar se diçka është duke ndhodhur.

“Më kërkoi edhe gjetje paraprake, mirëpo unë nuk i kisha me vete. Unë jam e operuar nga fibroadenomi në vitin 1998 dhe vazhdimisht me udhëheqin se kam cistë, e askush nuk më tha se mund të bëhet fjalë për kancer”, shton ajo.

Menjëherë është dërguar në mamografi, e më pas ka vijuar edhe biopsia.

“Biopsia tregoi karcinom invaziv, ndërsa doktori rekomandoi se duhet të operohemi në afat prej një jave. Gjeta doktorë të mirë, ku shkova për konsultim. Doktorët Xhikovski dhe Çallançevski. Doktorë të shkëlqyeshëm, që sinqerisht më dhëna mbështetje shumë të madhe. Kemi bërë operacion, tregoi se është stadium më i lartë, ku kishte përfshirë nyje limfatike, tetë ishin malinje”, rrëfen ajo.

Pas operacionit menjëherë vijoi edhe hemoterapia. Rrëfen se katër hemoterapitë e para i ka përballuar shumë vështirë.

“Çdo ditë vinte Ndihma e shpejtë. Më pas vijonin edhe katër hemoterapi me shumë dhimbje në eshtrat. Vijonin 25 rrezatime ku fitova djegie, ishte periudhë verore më duhej të jem e kujdesshme. E kalova edhe atë, tashmë diku nga shtatori sërish filloi dhimbja në ndërtesën e njëjtë”, shton ajo.

I kanë bërë biopsi, por për shkak të ndezjes së gjirit nuk ka treguar asgjë. Rezultati ka qenë beninj, ndërsa ndezja nuk është qetësuar.

“Mjekët vendosën sërish të bëhet operacion. Kjo ndodhi në dhjetor të vitit 2016. Operacionin e dytë e kalova shumë vështirë. Më është çelur plaga, por e gjithë kjo kaloi”, shprehet ajo dhe shton se të gjitha këto procese, ia kanë ndryshuar jetën tërësisht, ndërsa kanë filluar të shfaqen edhe probleme të tjera shëndetësore, për shkak të terapisë, e cila ka qenë terapi më e vështirë sesa ajo e zakonshme.

Mbështetje e madhe për Natashën në ato momente ka qenë mbështetja psikologjike dhe mbështetja nga Shoqata “Borka” dhe “Jemi dashuri”.

“Fillova të shkoj në ligjërata, të përfshihem në matematikën. Neve filloi të na zgjerohet rrethi i miqve dhe zgjidhnim me kë do të komunikojmë. Jo secili dëshiron të bisedojë për këtë, te ne kanceri ende është tabu temë”, shton ajo.

Ndryshimi është ndier edhe në organizmin, por edhe rrethimin.

“Fillojmë me vetë problemet t’i zgjedhim miqtë, familjarët, gjithçka rreth nesh meqë më nuk jemi të njëjtët. Te unë në mënyrë plotësuese ishte edhe ajo që jam prind i vetëm me fëmijë pesëvjeçar dhe prindër më të moshuar, që më jepte forcë për të përballuar”, rrëfen ajo.

Në këtë betejë Natasha është tashmë shtatë vite. Është përballur edhe me histeroktomi, operacion gjinekologjik.

“Operacioni ka ndodhur në fillim të pandemisë. E kalova pak më vështirë, mu shfaqën probleme me anestezinë, për shkak të problemit me alergjitë, si rezultat i karcinomit”, shprehet ajo.

Ky operacion ia ka marrë gjithë fuqinë dhe energjinë dhe ka qenë shumë negative.

“Mua kjo më pengonte shumë, por fillova të shkoj më shpesh në psikolog. Vetë kërkova psikolog, meqë vetëm ai mund të më kuptojë më së miri. Pa marrë parasysh nëse bisedoja me miq ose me njerëz që e kanë kaluar të njëjtën, psikologu mund të më këshillojë më së miri”, shton Velevska.

Porositi se secili duhet të vizitojë psikolog, ndonëse shumë njerëz kanë turp. Mbështetja nga psikologu është shumë e rëndësishme dhe ndihmon në momentet më të vështira.

Tetori është muaji botëror për luftë kundër kancerit të gjirit. Në Maqedoninë e Veriut, në përputhje me të dhënat e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik norma e mortalitetit nga kanceri në gji në vitin 2020 arrin 32,3 në 100.000 gra.

Kanceri në gji është sëmundja më e shpeshtë malinje te gratë dhe arsyeja më e shpeshtë për vdekje. Çdo e teta grua do të përballet me këtë sëmundje gjatë jetës së saj.

Numri i grave të sëmura dhe atyre që kanë ndërruar jetë nga kanceri në gji rritet me moshën, dukshëm pas vitit të 45-të të jetës, ndërsa në të shumtën e rasteve mbi moshën 50 vjeçe. Më shumë se 90 për qind e të sëmurave nga karcinomi në gji mund të shërohen nëse diagnoza vendoset në fazën e hershme dhe kurohen në mënyrë të drejtë.

Kristina Ivanovska

Related posts

Ka ardhur një super duet nga Nico dhe Gega

Gazetamax.mk

Shkencëtari zbulon: Idetë më të mira u vijnë njerëzve në dush

Gazetamax.mk

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Gazetamax.mk