GazetaMax
Lajme

THP fillon procedurën për përcaktimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Partia e Lëvizjes Turke – THP informon opinionin se dje në Resnjë u mbajt mbledhje e Bordit Ekzekutiv të partisë, në të cilën u morën vendime të rëndësishme në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në mbledhje u zgjodhën kryetari dhe anëtarët e Shtabit Qendror të Zgjedhjeve, duke filluar zyrtarisht përgatitjet e partisë për procesin zgjedhor. Gjithashtu ka filluar edhe procedura për përcaktimin e kandidatëve që do të përfaqësojnë THP në zgjedhjet lokale.

Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një procesi transparent dhe demokratik dhe u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të angazhohen aktivisht në aktivitetet e ardhshme.

Related posts

“Kur u lidha në telefon, dëgjova një zë…”, vajza e madhe e familjes Rama: Ja si e mësova vdekjen e babait

Gazeta Max

Paviqeviq: Organizimi dhe pjesëmarrja shkollare të jetë e rregulluar me ligj

Gazeta Max

Joveski konfirmon: Ka të dyshuar për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Gazeta Max