GazetaMax
Lajme

TI/ Ulet interesimi për luftë kundër rryshfetit ndërkufitar në nivel global

Shkup, 11 tetor – Zbatimi i masave kundër rryshfetit ndërkufitar, u ul në nivel më të ulët pasi organizata për luftë kundër korrupsionit “Transparency International” ka filluar ta bëjë këtë matje në vitin 2009, transmeton Zhurnal.

Vetëm dy nga 47 shtetet më të mëdha eksportuese në botë, zbatojnë hapa të nevojshme kundër ryshfetit ndërkufitar.

Në raportin e titulluar si “Eksporti i korrupsionit”, grupa ka vlerësuar përpjekjet e 43 nga 44 nënshkrueset e konventës për luftë kundër rryshfetit të OECD, si dhe përpjekjet e Kinës, Indisë, Hong Kongut dhe Singaporit. Konventa e OECD për luftë kundër rryshfetit kërkon nga nënshkruesit të ndalojnë ryshfetin ndërkufitar dhe të zbatojnë masa.

Janë vlerësuar përpjekjet e autoriteteve të ndjekin dhe dënojnë kompanitë që “blejnë” funksionarë në vende të huaja nga viti 2018 deri në vitin 2021.

Ryshfeti i jashtëm shkakton kaos në vendet gjithandej në botë, duke i orientuar joligjërisht paratë publike për përfitime private dhe blerjen e ndikimit në autoritetet qeveritare nga ana e kompanive të mëdha multinacionale gjatë sjelljes së vendimeve.

“Blerja” e zyrtarëve të huaj nga ana e kompanive multinacionale u jep përfitime joligjore dhe ka harxhime të larta dhe pasoja gjithandej në botë me riorientimin e resurseve, groposjen e demokracisë dhe qeverisjen e së drejtës, dhe shkeljen e tregut, transmeton Zhurnal.

Raporti zbulon se zbatimi i ligjit vazhdon të bie në mënyrë alarmante në vitet e fundit.

Vetëm dy vende, Zvicra dhe SHBA të cilat përbëjnë 11,8% të eksportit botëror, konsiderohen si “kryerës aktiv” që hetojnë, paguajnë dhe sjellin sanksione në pjesën e tyre të eksportit.

Sipas Transparency International, pandemia e Covid ndjeshëm ka rrënuar aktivitetin global ekonomik dhe padyshim ka ndikuar në aftësinë e vendeve të përmbushin obligimet e veta në luftën kundër korrupsionit ndërkufitar. Gjithsesi, siç thonë, rënia e shkatërrimit të korrupsionit ndërkufitar ka filluar në vitin 2018.

Dy vendet të cilat më parë kishin zbatim aktiv të masave, Britania e Madhe dhe Izraeli, këtë vit ka rënë zbatimi i tyre. Përskaj kësaj, edhe shtatë shtete tjera e kanë ngadalësuar luftën kundër korrupsionit ndërkufitar.

Madje edhe Shtetet e Bashkuara Amerikane kishte ulje të rasteve në vitin 2021.

Shumica e vendeve të anketuara kanë masa të kufizuara ose nuk i zbatojnë fare masat kundër ryshfetit, duke përfshirë dhe Kinën si një nga eksportuesit më të mëdhenj botëror.

TI thotë se ka arsye për optimizëm.

“Puna e guximshme e gazetarëve hulumtues, informatorët dhe organizatat joqeveritare në zbulimin e rasteve ndërkufitare e ka mbuluar atë që ngeli përshkak mosaktivitetit të eksportuesve të mëdhenj”, thuhet në raport.

Ky raport i vlerëson përpjekjet për implementimin e vendeve udhëheqëse eksportuese në periudhën 2018-2021.//Zhurnal.mk

Related posts

Spasovski: Në krye me kërcënimet e fundit hibride, viti 2022 ishte vit i sfidave për policinë

Gazetamax.mk

VMRO kerkon ndryshime ne BDI

Gazetamax.mk

Abdylshyqyr Abedini, “merakli” i mjaltit por i “verbër” ndaj ligjeve që janë të dëmshme për shqiptarët

Besimi: Konsolidimi fiskal dhe kursimet janë mënyra për ballafaqim me krizën

Gazetamax.mk

Haxhiu shkon për vizitë në Hagë, por nuk është e sigurt nëse Thaçi e Veseli do ta pranojnë në takim

Gazetamax.mk

Sekretarja shtetërore franceze për Evropë të mërkurën vjen në Shkup

Gazetamax.mk