GazetaMax
Kuriozitete

Tifozët e PSG-së shpërthejnë ndaj Messit

Që kur sheikët nga Katari vendosën të merrnin pronësinë e Paris SG-së, ata kishin për objektiv madhor kthimin e Paris SG-së në një superfuqi në futbollin europian.

Me pak fjalë, ata kërkonin të sillnin në Paris trofeun më të lakmuar, Ligën e Kampioneve. Që nga dita kur ata vunë këmbët në Paris kanë kaluar 11 vjet, por kupa me veshë të mëdhenj vijon të mbetet veçse një vizatim në projektet e klubit.

Dështimi më i fundit ka ardhur të mërkurën në mbrëmje, teksa PSG-ja është mundur nga Realit i Madridit, duke lënë rrugëtimin në 1/8-at e finaleve. Al Kelaifi dhe investitorët e tjerë nga Katari kanë shpenzuar plot 1 miliard euro në këto 11 vite në mënyrë që PSG-ja të fitojë Ligën e Kampioneve.

Gjithçka filloi me Pastoren, i cilësuar si “galaktiku” i parë për të cilin u shpenzuan 42 milionë euro.

Më pas erdhën me radhë Ibrahimoviç, Kavani, Di Maria, e më pas me Nejmarin, për të cilin vendosën dhe rekordin prej 222 milionë eurosh për t’ia marrë Barcelonës.

Related posts

Ronaldinho ka fjalë të mëdha për Milanin

Gazeta Max

Florian Marku mbron titullin ndaj Chris Jenkins, meçi pritet të nis nga kjo orë

Gazeta Max

Rikthehet Champions League: Inter – Barcelona, kryendeshja e mbrëmjes

Gazeta Max