GazetaMax
Ballina

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian ka vazhduar takimet me qytetarët e komunës së Vrapçishtit. Para një numëri të madh simpatizantësh arkitekti i Frontit Europian dhe kryetar i BDI, Ali Ahmeti theksoi se ky front nuk është i përkohshëm por do të jetë për punë dhe veprimtari shumë më të gjatë, duke bërë thirrje që më 24 prill të votohet Bujar Osmani për president dhe më 8 maj Fronti Europian.

Ky Front është ndërtuar në një moment që veç më ishte moment mjaft i pjekur edhe nga masat nëpërgjithsi të komuniteteve më të vogla. E ardhmje e këtij shteti është në përgjegjësi më të lartë të dy komuniteteve më të mëdha shqiptarëve dhe maqedonasve. Por nuk janë të huaj qytetarët që janë në numër më të vogël. Ky unifikim është dashur të bëhet edhe më herët, ne si shqiptarë kemi pas hallet sepse persekutimet e burgosjet kane qenë të mëdha dhe jemi orientuar që të arrijmë më shpejt drejt marrjes të atyre të drejtave që na janë mohuar. Tani ne na keni në krah si shqiptar edhe për ato të drejta që duhet të avancohen si të komunitet turk dhe të tjerve. Ky komunikim dhe bashkëpunim do të jetë më i fortë. Ky Front nuk është i përkohshëm ky front do të jetë për punë dhe veprimtari shumë më të gjata. Më 24 prill votohet për kryetar shteti, vërtet do të ishte mëkat që Bujar Osmani të mos ishte krytar shteti sepse me krenari ka përfaqësuar shtetin në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Më shumë se deri në Kumanovë të 6 kandidatët tjerë nuk kanë qenë dhe nuk kanë përfaqësuar. Të gjithë të solidarizohem dhe të votojmë Bujar Osmanin si më të merituarin dhe më 8 maj të mobilizohemi dhe të organizohemi të fitojmë bindshëm për përfaqësim më të fort dhe organizim më të mirë të të gjitha institucioneve sepse në kuadër të frontit ka cilësi, njerëz të profileve nga më të ndryshme të merituar dhe që do të jenë në dobi të qytetarëve, tha Ahmeti.

Bujar Osmani në paraqitjen e tij u shpreh se këto zgjedhje janë të rëndësishme sepse përpara nesh kemi dy alternativa, atë të inegrimit dhe alternativa tjeter e izolimit.

Gjatë ditëve të fushatës kam pasur mudësinë që të kaloj shumë vendbanime, shumë fshatra e shumë lokalitete dhe një gjë e kam rikonfirmuar se diversiteti është bukuria jonë, llojë-llojshmërua e gjuhëve e kulturave është bukuria jonë dhe se uniteti dhe bashkimi është fuqia e jonë. Kemi një vend më të mirë në botë, natyrën më të mirë në botë, klimën më të mirë shumë pak na duhet për të bërë një jetë Europiane me të gjithë këto kushte që i kemi. E kemi harmonin ndëretnike që shtetet tjera mund ta ëndërrojnë jemi anëtarë të NATO-s, kemi filluar bisedimet me BE-në shumë pak na duhet për ta bërë këtë vend anëtarë të BE-së dhe ky vend do bëhet jo vetëm endërr për të jetuar në që jemi këtu, jo vetëm për tu kthyer ata që e kanë lëshuar vendin por do të bëhet endërr për çdo qytetarë të Europës për shkak se i kemi të gjitha parakushtet. Na duhet vetëm edhe ne ta bëjmë një pjesë të punës që ta rrumbullaksojmë një jetë të dinjitetshme për të gjithë. Dhe jemi shumë afër jemi në prag të arritjes tl kësaj mirësie për ne për fëmijët tanë dhe për brezat që vijnë. Kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë për ti dhënë kahje kësaj të ardhmje ta rrumbullaksojmë si Europian. Ti themi jo izolimit që është alterantivë që na ofrohet, u shpreh Osmani.

Ziadin Sela nga Vrapçishti përcolli porosi të shumta. Sela theksoi si të rëndësishme integrimin e vendit në Bashkimi Europian, shtoi se kthim mbrapa nuk ka, e vetmja alternativë është anëtarësimi i vendit në BE sepse atje është e ardhmje e këtij vendi.

Politika është vizion që duhet ta kesh të ngulitur në mëndje. Në momentin që merr përkrhajen  nga qytetarët, në momentin që merr votën gjën më të shenjtë sepse është fati i familjes tënde të cilët e dorëzon në dorën e politikanit. Bujar Osmani në fjalën e tij foli me zemër. Foli me zemër për bashkjetesën dhe për atë që ne duhet të jemi, askush nuk e ka në dorë që ta ndërtojë ardhmërinë tonë. E kemi në dorën tonë që ne ta ndërtojmë me përkushtim dhe ne ta ndërtojmë me përgjigësi ditën kur të shkojmë të votojmë. Ne jemi ato që i ndërtojmë dhe i trasojmë rrugët se nga duam të orientohemi. Me 24 prill është dita që ne do të bëjmë zgjedhjen, do të jemi shumë shpejtë pjesë e BE-së apo me votën tonë do të bëjmë që vendi të stagnoj, vendi të izolohet e me këtë të lejojë influencën e Rusisë këtu në RMV. Të gjithë një zëri jam i bundur që nuk e duam izolimin. Përcaktimi jonë është BE-ja, është vendi i progresit, sigurisë, lirisë së qytetarëve dhe garancave për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt.  Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është bilet kthyes e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit. Kur bëhemi bashkë bëhemi shumë, dhe bashkarisht të bëhemi shumë më 24 prill.  Ata që bëjnë kalkulime me 61 e sipër ne u themi se ne që jemi tubuar në kuadër të Frontit Europian, ne një nga një do të hedhim votat ditën e zgjedhjeve për të përkrahur Bujarin më 24 prill dhe për të përkrahur Frontin Europian më 8 maj këtë 61 as në endërr të mos e shohin, Fronti Europian është barriera, Fronti Europian është diga e cila i ka vendos pozicionet se nga do të lëvizë ky shtet. Nuk ka kthim mbrapa, u shpreh Sela.

Kryeministri Talat Xhaferi potencoi se komuna e Vrapçishtit është në krye të detyrës dhe më 24 prill Bujar Osmani dhe më 8 maj Fronti Europian do të jenë fitues apsolut.

Nuk kam dilem që Komuna e Vrapçishtit është në krye të detyrës dhe në nivel të përcaktimit për vitën plebishtare për kandidatin e Frontit Europian për Dr. Bujar Osmanin, tha Xhaferi.

Arjanit Hoxha shtoi se fitorja e madhe e Frontit Europian fillon më 24 prill, dhe bindshëm kandiadti i për presidenti i Frontit Europian Bujar Osmani do të jetë shumë para kandidatit të opozitës.

 Sonte këtu në Vrapçisht fotografia tregon qartë se mbi 90% që janë faktor i rëndësishëm që BDI dhe ASH janë bërë bashkë dhe kur ja shton këtu edhe Partinë Demokratike Turke në Komunën e Vrapçishtit nuk dyshoj që kjo do të jetë bastioni i Frontit jo vetëm këto zgjedhje por edhe zgjedhjet e ardhshme. Fronti Europian është i madh dhe fitorja jonë  fillon më 24 prill kur presidenti i Frontit Europian Bujar Osmani do të del shumë para kandidatit të opozitës pse jo edhe në rrethin e dytë presidencial, ndërsa më 8 maj në mbrëmje të gjithë do të festojmë fitoren e madhe të Frontit Europian, fitoren e madhe të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve, nënvizoi Hoxha.

Bejxhan Iljaz u shpreh se Fronti Europian do të vazhdojë të forcohet duke bërë thirrje që të besojmë në këtë Front dhe të gjithë qytetarët të japin përkrahje më 24 prill për Bujar Osmanin dhe më 8 maj Frontit Europian.

Ky koalicion do të vazhdojë duke u forcuar, mjafton që vetëm të besojmë dhe ju të na jepni përkrahje. Më 24 prill themi Dr. Bujar Osmani si dhe më 8 maj Fronti Europian, vlerësoi Iljaz.

Related posts

Tre çmimet për paqe prej 47.500 eurosh, Zaev i destinoi në fondin kundër Covid 19

Gazetamax.mk

Po vjen Anna me një super projekt, publikohet sonte

Gazetamax.mk

Antigona Bajrami dhe Dj. Merry risjellin super hitin “Na ka qu Dudija një letër”

Gazetamax.mk