GazetaMax
Lajme

Tre të mitur nga Prizreni të raportuar të zhdukur gjenden në Prishtinë

Tre të mitur nga Prizreni janë gjetur në Prishtinë.
Një grua në Prizren kishte raportuar të shtunën në polici se tre djemtë e saj të mitur kishin dalë nga shtëpia dhe se nuk di gjë për vendndodhjen e tyre.
Lidhur me këtë, ka folur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se të miturit janë gjetur në Prishtinë.
“Pas një pune hetimore është arritur të identifikohet vendndodhja e tyre, të cilët janë gjetur në afërsi të stacionit të autobusëve në Prishtinë, pastaj të njëjtit janë shoqëruar në Prizren dhe janë intervistuar në praninë e prindit që e ka raportuar rastin”, tha Gashi për KlanKosovaFM.
“Gjendja e tyre shëndetësore ka qenë mjaft e mirë, mirëpo gjatë intervistimit ata kanë deklaruar se ditën kur i ka raportuar prindi si persona të zhdukur, të njëjtit kanë kryer një vepër penale, pra e kanë vjedhur një veturë dhe me të kanë udhëtuar për në Prishtinë”, shtoi ai.
Gashi po ashtu sqaroi se rasti i veturës është i raportuar si rast vjedhjeje në stacionin policor në Prizren.
Të miturit pas kësaj janë kthyer në shtëpi.

Related posts

Të gjitha alarmet e sotme për bomba në shkolla, qendra tregtare dhe objekte janë të rreme, kontrollet kanë përfunduar

Gazeta Max

Katër muaj pritje për kontroll në kardiolog, Gjeorgjievski: Për 10 vjet do të ngelim pa mjekë amë

Gazeta Max

BB e korrigjon në 2.4 për qind rritjen e ekonomisë maqedonase për vitin 2023

Gazeta Max