GazetaMax
LAJME

Tre të mitur nga Prizreni të raportuar të zhdukur gjenden në Prishtinë

Tre të mitur nga Prizreni janë gjetur në Prishtinë.
Një grua në Prizren kishte raportuar të shtunën në polici se tre djemtë e saj të mitur kishin dalë nga shtëpia dhe se nuk di gjë për vendndodhjen e tyre.
Lidhur me këtë, ka folur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se të miturit janë gjetur në Prishtinë.
“Pas një pune hetimore është arritur të identifikohet vendndodhja e tyre, të cilët janë gjetur në afërsi të stacionit të autobusëve në Prishtinë, pastaj të njëjtit janë shoqëruar në Prizren dhe janë intervistuar në praninë e prindit që e ka raportuar rastin”, tha Gashi për KlanKosovaFM.
“Gjendja e tyre shëndetësore ka qenë mjaft e mirë, mirëpo gjatë intervistimit ata kanë deklaruar se ditën kur i ka raportuar prindi si persona të zhdukur, të njëjtit kanë kryer një vepër penale, pra e kanë vjedhur një veturë dhe me të kanë udhëtuar për në Prishtinë”, shtoi ai.
Gashi po ashtu sqaroi se rasti i veturës është i raportuar si rast vjedhjeje në stacionin policor në Prizren.
Të miturit pas kësaj janë kthyer në shtëpi.

Related posts

Dimitrievski: Për ne maqedonasit, UÇK-ja është forcë okupatore

e-max

Lëvizja Besa po përgatitet për kuvendin e forumit të gruas

e-max

Saliu: Vendi ende nuk e ka kaluar rrezikun e ndikimit rus, “Frontit për Europë” të Ahmetit nuk duhet ti frikësohet askush

e-max