GazetaMax
LAJME

Tunelet për strehimin e qytetarëve në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshëm, në gjendje katastrofale

“Ky që shihni është njëri nga tunelet që vendi ka në dispozicion për strehimin e qytetarëve në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshëm apo gjendjes së luftës. Aj që duhet thënë është se gjendja e këtij tuneli apo edhe e të tjerëve që vizituam është katastrofale, mesa duket për vite askush nuk është kujdesur për t’i mirëmbajtur të njëjtat. Duhet të theksojmë se pjesa më e madhe e këtyre objekteve strehuese ndodhet në qendër të qytetit dhe mbetet e paqartë se cili është plani i evakuimit të qytetarëve që ka Drejtoria Për Mbrojtje dhe Shpëtim, nën kompetenca të të cilës është edhe mirëmbajtja e këtyre tuneleve”, raporton gazetarja e Alsat Evi Shkopi

Nga viti 2005 rreth 100 strehimore në territorin e Maqedonisë së Veriut i janë dhënë për menaxhim Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Megjithatë nuk morëm përgjigje nga ky institucion se cilat strehimore janë nën kompetencat e tyre, a është mirëmbajtur ndonjëra dhe cili do të ishte plani për evakuimin e banorëve nga shtëpitë e tyre deri tek strehimore.

Sirenat duhet të paralajmërojnë qytetarët për rrezik sulmi në gjendje lufte. Në Shkup ka sirena paralajmëruese, por ka shumë gjasa që nëse i ndodh diçka e rrezikshme qytetit, të mos përfshihen, sepse nuk funksionojnë. Ato janë instaluar para vitit 1980, në lokacione ku, përmes një studimi akustik, ishte planifikuar të mbuloheshin të gjitha vendbanimet. Sirenat në fjalë nuk janë vënë në përdorim që pas viteve të 90-ta para shpërbërjes së Jugosllavisë.

“E vështirë ka qenë. Unë kam përjetuar Luftën e Dytë Botërore. 02:50 Ajo ka qenë për t’u përgatitur, për t’u mbrojtur. 00:03 Duhet të përsëritet prap, se nuk i dihet. 03:53 Duhet të punohet më rininë sa më shumë. 04:11 Tunelet, edhe në Shqipëri u kam dhënë vërejtje. Gjitha ato vende janë dhënë miliona, shpenzime, tani i marrin hekurat i shkatërruan krejt. Kur të sprovohen, atëherë do ju bjerë në mend”, tha një qytetar

“Mendoj se duhet të jenë funksionale. Jetojmë në kohë jo stabile. Mos dashtë Zoti, por mirë do ishte që t’i kemi.  Me gjasë strehimoret tani janë bërë magazinat e ndokujt, depo.06:49 Dhe kjo nuk është në rregull..”

“A jeni të informuar se si duhet të reagoni në raste të tilla?
-Jo. Ne nuk jetojmë këtu, studiojmë jashtë, por edhe atje nuk na kanë mësuar.
– Pra, mos dhashtë Zoti të ndodhë diç, nuk dini se çfarë duhet të bëni?
– Të ikim! Do të ikim”

“Duhet të paralajmërohen qytetarët, duhet të mirëmbahen. 00;34 Po më kujtohet, i lëshonin, i provonin. Tani, ne kemi afër shtëpisë, por as nuk testohet as nuk kontrollohet.”

“Më parë sirenat lëshoheshin të premten në orën 12. 01:48 Duhet të ketë prova, por jo të bëhen çdo të premte.”

Ekzistojnë tre sirena paralajmëruese për rrezik dhe një që njofton se rreziku është tejkaluar. Në territorin e vendit tonë janë vendosur deri në 200 sirena, ndërsa sipas institucioneve vetëm rreth 80 për qind e tyre janë funksionale. Dekreti i fundit për shenjat e alarmit, mënyrën dhe procedurat për alarm dhe procedurat e popullatës është miratuar më 20.11. 2018 në seancën e Qeverisë.

Related posts

Ndërmarrjet komunale alarmojnë/ Çmim më të ulët të energjisë, ose rritje çmimesh

e-max

Vuçiq pretendon se dikush po planifikon vrasjen e tij

e-max

Zhduket një vajzë në Obiliq

e-max