GazetaMax
Lajme

Tupançevski: I bindur se VMRO dhe BESA do propozojnë përfaqësues në grupin punues për Kodin e ri Zgjedhor

Shkup, 1 qershor – Ministria e Drejtësisë vazhdon të realizojë idenë e saj për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor i cili do të përmbajë rregullat e lojës zgjedhore, për procesin zgjedhor kurdo që të ndodhë, tha sonte ministri i drejtësisë Nikolla Tupançevski.

Ai në paraqitjen e tij të ftuar në emisionin “24 Analiza” në Televizionin 24, theksoi se shumica e partive politike kanë propozuar përfaqësuesit e tyre në grupin punues të formuar në Ministrinë e Drejtësisë për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor, përveç dy partive politike – VMRO- DPMNE dhe BESA. Afati për emërimin e përfaqësuesve skadoi dje dhe ministri Tupançevski pati bisedime joformale me liderët e këtyre dy partive.

Tupançevski është optimist se të dyja palët do të propozojnë një përfaqësues, sepse, siç tha, është mënyra më e mirë për t’i artikuluar qëndrimet e tyre dhe përfaqësuesit në grupin punues do të përpiqen të gjejnë zgjidhjen më optimale për rrethanat maqedonase.

Ai shtoi se kishte biseduar me disa persona dhe besonte se grupi do të formohej brenda një kohe të shkurtër.

I pyetur nëse i beson drejtësisë, ministri tha se nëse nuk besonte nuk do të ishte emëruar ministër i Drejtësisë.

“Numri njëshifror komentohet gjithmonë në besimin e gjyqësorit. Kjo është tetë për qind. E them edhe një herë nëse nuk do të besoja, nuk do ta kisha marrë këtë punë dhe të jem ministër i Drejtësisë. Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time. Si do të dukej sikur ministri të mos besonte në gjyqësor”, tha Tupançevski rreth asaj se çfarë mendon shoqëria për gjyqësorin.

Sipas tij, nuk do të jetë e lehtë dhe e menjëhershme, por megjithatë mendon se nuk është e pamundur. 

Related posts

Ministri Spasovski për vizitë dy ditore në Holandë

Gazetamax.mk

Bytyqi: ADA vjen së shpejti – asistenti i parë digjital në sektorin publik në rajon

Gazetamax.mk

Kovaçevski online me Vuçiqin dhe Ramën: Samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur në Qershor në Ohër

Gazetamax.mk