GazetaMax
Kuriozitete

U tha se lojtari i është ofruar Cityt, Guardiola: Më vjen keq për Neymar

Gjatë ditës së djeshme, ‘Le Parisien’ ka raportuar se kartoni i Neymar i është ofruar skuadrës së Manchester City, por këta të fundit kanë refuzuar të nisin negociatat.
Për një gjë të tillë është pyetur edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili i ka vlerësuar të pavërteta këto zëra.
“Më vjen keq për ‘Le Parisien’, por nuk është e vërtetë. Më vjen keq për ta, sepse informacioni që kanë marrë ata është i gabuar”, ka thënë Guardiola.
“Neymar është një lojtar i shkëlqyer, dhe sipas informatave të mia edhe një djalë i mirë. Lëreni të shprehet në Paris. Man City bleu 150 lojtarë secilën verë dhe s’është e vërtetë. Më vjen keq për Neymar, sigurisht”, shtoi Pep.
Manchester City gjatë kësaj vere ka përforcuar skuadrën me Erling Haaland dhe Kalvin Phillips, por ka humbur Gabriel Jesus e Raheem Sterling. Zinchenko është në rrugë për t’u larguar po ashtu.

Related posts

Agjenti i Antony i kërkon Ajaxit të nisin negociatat me United

Gazeta Max

Giroud ndodhet në Monza, zbulohet arsyeja pse

Gazeta Max

Manchester United konfirmon se Ronaldo s’do të luajë sonte ndaj Liverpoolit

Gazeta Max