GazetaMax
Kuriozitete

Usyk po stërvitet me trajnerin e Wilder, para revanshit ndaj Anthony Joshua

Kampioni i peshave të rënda në boks, Usyk duhet t’i ruajë titujt e tij në duelin ndaj AJ, dhe për këtë po stërvitet maksimalisht tash e sa kohë.
Së fundmi, boksieri ukrainas është parë duke u stërvitur me trajnerin e Deontay Wilder, Malik Scott.
Scott punoi me Wilder para duelit me Tyson Fury, duel në të cilin Wilder demolohej.
Pas fotografisë së publikuar, tifozët e boksit janë ndarë në dy kampe, por ka më shumë nga ata që thonë se ky mund të jetë lajm i mirë për kampin e Anthony Joshua.
Joshua, 32 vjeçar, mposhtej shtatorin e kaluar nga Usyk, por mori menjëherë mundësinë për revansh, dhe kërkon rikthimin e titujve të kampionit përmes duelit të 20 gushtit, në Arabinë Saudite.

Related posts

Dritoni i artë i Tetovës, vjen me medalje nga Bullgaria

Gazeta Max

Aro Muric kushton 4 milionë funte

Gazeta Max

Përballje të zjarrta në gjysmëfinale, zhvillohen në fundjavë

Gazeta Max