GazetaMax
Ballina

Ushqimi që rinon trurin, me të paktën 10 vjet

Po flasim për spinaqin. Ndoshta e dinit që ai ka një sasi shumë të madhe të hekurit dhe ndihmon në forcimin e muskujve, por kurrë nuk e kishit menduar se kishte edhe këtë veti të pabesueshme.
Ndaj mos e ndani nga tryeza. Nëse e konsumoni rregullisht spinaqin ai do të ndihmojë trupin tuaj për të mbajtur formën e mirë, por mbi të gjitha do të ndihmojë edhe kujtesën, madje duke e rinuar atë.
Studiuesit kanë zbuluar se vitamina K që përmban spinaqi është ajo që e mundëson këtë veti. Bëhet fjalë për rezultatet e një studimi të Rush University në Chicago.
Studiuesit analizuan 954 të moshuar për 5 vite me radhë. Pasi analizuan të dhënat mes atyre që kishin konsumuar rregullisht spinaq dhe të tjerëve, të parët kishin një kujtesë më të përmirësuar dhe truri i tyre rezultonte rreth 10 vjet më i ri. Sipas drejtuesve të studimit, asnjë rast më parë nuk ka zbuluar se vitamina K luan rol në përmirësimin e kapacitetin mendor me kalimin e kohës.

Related posts

Aloe Vera, një ilaç për shumë probleme shëndetësore

Gazetamax.mk

Përfitimet shëndetësore të qiqrave

Gazetamax.mk

Si “të shpëtoni” nga njerëzit që flasin shumë?

Gazetamax.mk