GazetaMax
Ballina

Vaji i farave të kungullit – zbuloni pse vlerësohet kaq shumë

Për shumicën e njerëzve, ky vaj i gjithanshëm i farave të kungujve mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin e përgjithshëm kur përdoret me përgjegjësi.

Ka aq shumë veti që e bëjnë këtë vaj kaq të mirë, saqë duhet ta keni në shtëpinë tuaj. Të gjitha përfitimet fshihen në përbërjen e tij natyrale. Është i pasur me acide yndyrore të pangopura omega 6 dhe 9, sidomos acid linoleik.

Përveç kësaj, vaji i farave të kungullit ka një përmbajtje të lartë të vitaminës E dhe karotenoideve, të cilat kanë efekt të fortë antioksidues. Radhët e betejës u pushtuan nga vitaminat A, C, E dhe K, pastaj mineralet fosfor, kalium, magnez dhe kalcium, dhe ato u forcuan nga zinku, mangani dhe hekuri. E gjithë kjo në vetëm një lugë gjelle vaj kungulli? Po – vaji i kulluar i ftohtë.

Është shumë i shijshëm, me një aromë të lehtë pikante. Në gatime, përdoret në sallata, në të gjitha llojet e perimeve, por edhe në supa apo salca. Megjithatë, është e rëndësishme të dini se vaji i kungullit nuk përdoret për zierje.

Si ndikon vaji i farave të kungullit në trupin tonë?

Vaji së bashku me farat mbron organizmin tonë, duke e ushqyer atë me mikronutrientët e nevojshëm. Ka një gamë të gjerë të vetive ushqyese, profilaktike dhe medicinale – ka veti antimikrobike, anti-inflamatore dhe madje edhe diuretike.

Zbut infeksionet e shumta të organizmit, stimulon imunitetin, na mbron pa frikë nga radikalet e lira, mbron prostatën, zemrën, veshkat, ndikon veçanërisht në shëndetin e lëkurës dhe flokët për shkak të pranisë së acidit salicilik.

Përdorimi i rregullt mund të ndihmojë njerëzit me qarkullim të dobët, ankth, stres, depresion, çekuilibër hormonal, presion të lartë të gjakut, kolesterol të lartë, osteoporozë. Mbron sistemin e qarkullimit të gjakut dhe lehtëson ereksionin duke shtrirë enët e gjakut. Mineralet e shëndetshme, vitaminat dhe acidet yndyrore ndihmojnë në uljen e rrezikut të formimit të qelizave kanceroze.

Lista e efekteve të dobishme të këtij vaji nuk ndalet me kaq:

Zvogëlon inflamacionet

Vaji i farave të kungullit mund të jetë një pjesë e rëndësishme e një diete anti-inflamatore që redukton rrezikun e shumë sëmundjeve kronike, si dhe dhimbjet nga shumë sëmundje të tilla, si artriti. Në fakt, dihet se përmbajtja e lartë e acideve yndyrore në vajin e farës së kungullit ndihmon në lubrifikimin e kyçeve, gjë që mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve. Studimet kanë treguar se dozat e rregullta janë edhe më efektive se ilaçet anti-inflamatore për të reduktuar dhimbjen e artritit. Megjithatë, ndryshe nga ilaçet, vaji i kungullit nuk e ngriti nivelin e peroksideve të lipideve – diçka që mund të përkeqësojë simptomat e artritit.

Zbut simptomat e menopauzës

Nëse jeni në kërkim të një mënyre natyrore për përmirësim të humorit ose për zbutje të simptomave të menopauzës, farat e kungullit janë një zgjedhje e shkëlqyeshme. Studimet kanë treguar se këta përbërës mund të ndihmojnë në rritjen e HDL ose kolesterolit “të mirë”, si dhe në uljen e presionit të gjakut, lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe dhimbjeve të kyçeve. Falë fitoestrogjeneve, vaji ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit të gjirit tek gratë pas menopauzës.

Përmirëson funksionin e fshikëzës urinare

Vaji i farës së kungullit është një përbërës që shpesh përfshihet në produktet që synojnë të lehtësojnë mosmbajtjen e urinës. Tek meshkujt e moshuar, inkontinenca urinare shpesh shoqërohet me një prostatë të zmadhuar dhe aftësia e vajit për të bllokuar hormonin androgjenik DHT besohet se e lehtëson problemin. Një studim i botuar në Journal of Traditional and Complementary Medicine në 2014 tregon se vaji mund të trajtojë në mënyrë efektive çrregullimet urinare, veçanërisht fshikëzën tepër aktive.

Përdoret për shërimin e prostatës së rritur

Vaji përmban fitokemikalie dhe antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene. Gjithashtu, ofron përbërës që parandalojnë transformimin e testosteronit në dihidrotestosteron (DHT), i cili është e lidhur drejtpërdrejt me prostatën e zmadhuar (hiperplazia beninje e prostatës). Sipas studimeve, përdorimi i rregullt ka efekt te urinimi i vështirësuar, forca e vogël gjatë nxjerrjes së urinës, rrjedhja pasi të keni përfunduar urinimin, urinimi i shpeshtë (sidomos natën), dhimbjet ose djegiet gjatë urinimit, urinimi me ndërprerje, moszbrazja e plotë e fshikëzës pas urinimit.

Gjumë më të mirë

Për shkak se vaji është një burim i shkëlqyer i triptofanit, një aminoacid thelbësor që trupi e shndërron në serotonin, i cili shndërrohet në melatonin (hormoni i gjumit), mund t’ju ndihmojë të pushoni më mirë gjatë natës dhe të keni një gjumë më të mirë. Triptofani është provuar të jetë një trajtim efektiv për ankthin, që do të thotë se mund ta përdorni rregullisht nëse keni sulme paniku dhe nuk mund të relaksoheni.

Mban zemrën të shëndetshme

Antioksidantët tek vaji i kungullit mund të kenë një efekt mbrojtës në të gjithë trupin, përfshirë edhe zemrën dhe enët e gjakut, si dhe mbajnë nën kontroll nivelet e larta të kolesterolit, thonë ekspertët. Përveç kësaj, përmes një procesi që besohet se përfshin prodhimin e oksidit nitrik, vaji është treguar të ketë efekte kardioprotektive dhe antihipertensive, që do të thotë se mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës.

Ndihmon çrregullimet e tretjes

Vaji i farës së kungullit kur merret rregullisht, mund të jetë efektiv në trajtimin e sindromës së zorrës së irrituar (IBS). Poashtu, përdoret edhe për trajtimin e parazitëve të zorrëve, me një aftësi të rrallë për të paralizuar parazitët në traktin tretës. Është e rëndësishme të merret rreth një orë më vonë çdo lloj laksativ natyral, si vaj ricini, në mënyrë që parazitët të largohen sa më shpejt në zorrët. Mjafton vetëm një gjysmë luge çaji në ditë për të përfituar 5gr fibra, këto të fundit përmirësojnë tretjen dhe shëndetin gastrointestinal.

Lufton diabetin

Shkencëtarët kanë konstatuar se farat e kungullit janë efikase në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe rritjes së ndjeshmërisë së organizmit ndaj insulinës. Ekspertë të shumtë diabetikëve u rekomandojnë fara të kungullit dhe vajin e farave të kungullit si ushqim për konsumim të përditshëm.

Flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim

Meshkujt kanë një përfitim tjetër të madh nga vaji i kungullit, veçanërisht sepse vaji i kungullit dihet se ndihmon në luftimin e rënies së flokëve. Humbja e flokëve shoqërohet me një rritje të hormonit androgjen të njohur si dihidrotestosteron, që do të thotë se menaxhimi i hormoneve mund të ndryshojë procesin e rënies së flokëve. Kjo për shkak të nivelit të lartë të zinkut, sepse dihet se minerali kontribuon në ekuilibrin e hormoneve, pra stimulon rritjen e flokëve dhe jo rënien. Gjithashtu, ky vaj i jep shkëlqim dhe forcon rrënjët e flokëve te femrat.

Pamje më e re dhe lëkurë më e shëndetshme

Qetëson skuqjet në lëkurë, mban lëkurën të hidratuar dhe të fortë. Ndihmon në ruajtjen e niveleve të kolagjenit, i cili i jep lëkurës një pamje më të bukur. Në veçanti, vitamina E, e cila gjendet në vajin e kungullit dhe në kombinim me beta-karoten, mbrojnë lëkurën nga dëmtimet dhe reduktojnë shenjat e plakjes. Vaji i farave të kungullit gjithashtu ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës dhe mund të jetë i dobishëm për rrethana të ndryshme si ekzema, psoriasis, puçrrat dhe lëkura e thatë.

Related posts

Këngëtarja Mejreme Kurti dy projekte e që të dyja vetëm, po pritet mjaft mirë

Gazetamax.mk

Shpresë për kurimin e Alzhaimerit në të ardhmen

Gazetamax.mk

Inaugurohet Mozaiku “Shqipëria”, restaurimin u bë me mbështetjen e BE

Gazetamax.mk