Simptomat e kolesterinës së lartë janë të padukshme, përveç nëse nuk e ndieni këtë në këmbët tuaja

Tri arsye për të kontrolluar urgjentisht gjakun.

Nëse kontrollohet, kolesterina nuk është e dëmshme për trupin.

Prodhohet në mëlçi dhe është e përfshirë në shumë procese të rëndësishme, duke përfshirë sintezën e substancave të caktuara.

Mirëpo, kolesterina LDL (e keqe) mund të bllokojë arteriet dhe të shkaktojë një gjendje të njohur si sëmundje arteriale periferike, në të cilën qarkullimi i gjakut në ekstremitetet e poshtme është i ndërprerë.

Dhe, ndërsa simptomat e kolesterinës së lartë janë zakonisht të padukshme, kur bëhet fjalë për sëmundjet arteriale periferike, ka shenja shumë të qarta. Kjo përfshin ulcerat në këmbë që nuk shërohen për një kohë të gjatë, si dhe dhimbje në këmbë që ndërhyjnë në aktivitetet tona normale, paralajmëroi Qendra Mjekësore Beth Israel Deaconess (BIDMC).

“Edhe pse simptomat fillestare mund të jenë të lehta, pothuajse të gjithë ata që kanë sëmundje arteriale periferike thonë se nuk mund të ecin aq gjatë apo shpejt sa dikur, sepse ndiejnë lodhje dhe dhimbje në këmbët e tyre”, thonë ekspertët.

Në këtë rast, pacientët gjithashtu shpesh ankohen për ngërçe në pulpa ose kofshë që ndodhin kur ecin.

Mjekët gjithashtu vunë në dukje se një nga treguesit e kolesterinës së lartë në gjak është dhimbja e kokës!

Dieta dhe stërvitja mund të ndihmojnë në kontrollin e niveleve të kolesterinës. Pra, ushqime të caktuara mund të ulin nivelin e kolesterinës së keqe.

Sipas “Heart UK”, parimi kryesor i dietës është zëvendësimi i yndyrave të ngopura me ato të pangopura. Të parat gjenden në sasi të mëdha në gjalpë, vaj kokosi, yndyra shtazore dhe ushqime të përpunuara.

Burimet e yndyrave të pangopura janë peshku dhe ushqimet bimore si vajrat, arrat, farat dhe avokadot. 

Të fundit në përqindje