Vazhdojnë premtimet për përfundimin e kanalizimit në Zajaz! Banorët nuk kanë asnjë informacion se çfarë po ndodh

Banorët e Zajazit ende e kanë të paqartë se pse u ndërprenë punimet e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit para një viti e gjysmë. Punimet e rrjetit me rreth 100 km, që niste në Zajaz dhe përfundonte në në fshatin Drugovë të Kërçovës, filluan në vitin 2022. Në vitin 2024 punimet u ndërprenë dhe projekti mbeti vetëm më 17% punë të kryer. Prej atëherë, banorët nuk dinë gjë për fatin e projektit.

norët thonë se i kanë humbur shpresat se ky projekt do të rifillojë, njëjtë si për spitalin e Kërçovës që nuk u përfundua asnjëherë.

Megjithatë Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Muamet Hoxha, premton se projekti do të përfundohet, por pa dhënë detaje të hollësishme.

Projekti po realizohej me financim të Bashkimit Evropian, me vlerë afro 16 milionë euro. Siç ka thënë më herët ish-kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari, projekti u ndërpre për shkak të kompanisë nga Azerbajxhani e cila fitoi tenderin, filluan me punimet me kompanitë vendase, por më pas falimentoi Banka në Azerbajxhan nga e cila kompania merrte garancinë bankare.

Burimi:TV21