GazetaMax
Lajme

Vazhdon debati për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues në seancën e 88-të

Shkup, 19 tetor – Kuvendi sot në ora 11 duhet të vazhdon seancën e 88-të me debatin për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues Fatmir Skender dhe Tatjana Vasiq Bozaxhieva.

Debati sipas kësaj pike vazhdoi mbrëmë vonë, ndërsa në seancë folën kryesishtë, deputetët e opozitës që sipas tyre mënyra e këtill e përzgjedhjes së gjykatësve kushtetues do të shkakton krizë kushtetuese në vend.

Deputeti i shumicës në pushtet, Panço Minovi, në debatin e djeshëm kuvendor të seancës së 88-të theksoi se deputetët duhet të zgjedhin gjyqtarët kushtetues dhe nuk duhet të lejojnë që Gjykata Kushtetuese të jetë jofunksionale.

“Për opinionin duhet ta tregoj njohurinë për kompetencën e Kuvendit. Është jokushtetues nëse ne si Kuvend nuk zgjedhim gjyqtarët kushtetues nëse janë përcaktuar në organin kuvendor. Ne kemi përgjegjësi dhe obligim të madh sepse vetëm neve Kushtetuta na ka caktuar të zgjedhim gjyqtarët kushtetues”, tha Minovi.

Sipas tij, nuk duhet të lejohet mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese, si dhe duhet të ketë konstruktivitet në lidhje me funksionimin e Kuvendit dhe të mos lejohet mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese.

Deputetja Ane Lashkova tha se ky nuk është vendim i Komisionit dhe se nuk mund në debatin e papërfunduar në Komision të dorëzohet Raport në Kuvend . Ajo u ka potencuar kolegëve të shumicës në pushtet se do të votojnë gjyqtarë kushtetues në kundërshtim me Rregulloren. Sipas saj, Georgievska vendimin vetë e ka nënshkruar dhe e ka bërë vetë njoftimin.

Për propozimin që Fatmir Skenderi të jetë gjyqtar kushtetues, deputetët pothuajse edhe nuk debatuan. Lashkova tha se ai si turk hyn me çelës në Gjykatën Kushtetuese, por është dëm që do të zgjidhet në këtë mënyrë dhe se do ta mbajë njollën e zezë gjithë jetën.

Për Skënderin dhe për Vasiq Bozaxhievën, të cilët vijnë si propozime të shumicës në pushtet, deputetët e opozitës vlerësuan se do të jenë të njëanshëm dhe të varur nga partia në nëntë vitet e ardhshme.

Deputeti Bejxhan Iljas nga Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë, si replikë të deputetëve të opozitës, tha se Fatmir Skenderi nuk është anëtar i asnjë partie dhe se do të jetë jashtëzakonisht korrekt në punën e tij.

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime kishte nëntë propozime për gjyqtarë kushtetues, tre nga shumica në pushtet dhe gjashtë nga opozita.

Në rendin e ditës të seancës së 88-të kuvendore ishte edhe zgjedhja e Risto Penovit për ministër të Vetëqeverisjes Lokale, por pika u kalua, sepse propozuesi gjegjësisht kryeministri Dimitar Kovaçevski mungon zyrtarisht.

Deputetët pas punës disaorëshe dhe kërkesës nga ana e opozitës për të hequr nga rendi i ditës zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues dhe mospranimit nga ana e shumicës në pushtet, e votuan për rendin e ditës.

Related posts

Pendarovski: Integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE është me rëndësi të veçantë për Evropën

Gazetamax.mk

Bela: Trendi i migrimit të të rinjve është fatal për vendin tonë

Gazetamax.mk

Rama: BE-ja është gruaja, Ballkani i Hapur është burri, kur të jetë nusja gati, mund ta bëjmë dasmën

Gazetamax.mk