Halid Beshliq, lindur më 20 nëntor 1953 në Knezhina në Sokolac, Jugosllavi, sot në Bosnje dhe Hercegovinë) është një këngëtar popullor boshnjak. Beshliq është një prej këngëtarve më të njohur në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ai ishte gjithashtu i popullarizuar edhe jashtë ish – Jugosllavisë si në Hungari, Rumani dhe Bullgari.
Ai vdiq sot në moshën 72 vjeçare në Klinikën Universitare të Sarajevës.
Qysh gjatë viteve të tij të shkollore, ai kishte paraqitje në shfaqje të ndryshme muzikore. Pasi kreu shërbimin ushtarak në ushtrinë Jugosllave, ai u shpërngul në Sarajevë. Atje vazhdoi me shfaqje nëper “Restorante mbi ujë.” Me jkalimin e kohës popullariteti i tij vazhdoi të rritej, kështu që ai në vitin 1979, publikoi albumin e tij të parë e të vetëm (Single) “Sanjam majku”. Ky ishte shumë i suksesshëm, kështu që deri në fund të vitit, publikoi edhe një album tjetër me titull “Pjesma o Njoj”. Në vitin 1983 u shfaq Albumi “Neću neću dijamante”, dhe brenda një periudhë të shkurtër i`u dha cmimi i platinumit. Suksesin e kësaj kënge e tregon edhe përkthimi i saj në gjuhën bullgare, dhe e cila edhe vite më vonë, ende gjindet në Toplista(Charts). Deri në vitin 1990, ka publikuar edhe albume tjera të reja e ku përsëri ka arritur statusin e suksesit të ashtuquajtur platinum.
Ne ndërkohë, Beshliq ka publikuar pothuajse 20 albume. Gjatë luftës në Bosnje, ai ka marrë me prezentime në të gjithë Evropën, shumë prej të cilave ishin koncerte humanitare për viktimat. Ai ka ndihmuar edhe objekte të tilla si SOS fshatin e fëmijëve në Sarajevë, etj. Në vitin 2008 u shfaq Albumi “Beshliq 08”. Në prezantimin e tij në Kroaci, ai u vlerësua dhe u quajt Frank Sinatra i Bosnjës.
Zhanëri i tij është muzika popullore, moderne, popmuzika, si dhe muzika tradicionale e Ballkanit.
Diskografia
1979 – Singlovi
1981 – Sijedi starac
1982 – Pjesma samo o njoj
1984 – Neću, neću dijamante
1985 – Zbogom noći, zbogom zore
Në vitin 1986, Zajedno smo jači
1986 – Otrov mi dajte
1987 – Eh kad bi ti
1988 – Mostovi tuge
1990 – More i planine
1991 – Ljiljani
1993 – Sarajevo grade moj
1996 – Ne zovi me , ne traži me
1997 – Robinja
2000 – U ime ljubavi
2003 – Prvi poljubac
2007 – 08
2013 – Romanija