Ka vdekur në moshë të re Rifat Stojkaj, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega Deçan.
Kështu ka njoftuar ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, përmes një njoftimi të trishtë në Facebook.
“Sa e rand me u zgju me një lajmë të tillë të randë. Na tronditi lajmi për ikjen tande të hershme Rifat. Ngushëllime familjes Stojkaj, kolegëve dhe të gjithëve që e njohën Rifatin!”, ka shkruar ajo.
