GazetaMax
Ballina

Viktor Orban, nacionalisti që fiton mandatin e katërt si kryeministër i Hungarisë

Kritika për BE dhe Zelensky-n në fjalën e fitores.

Zgjedhje të përgjithshme u mbajtën të dielën edhe në Hungari ku ka marrë një tjetër mandat kryeministri nacionalist Viktor Orban.

Nga numërimi i 98% të votave, partia e Orban ka marrë 53.1% të tyre ndërsa aleanca opozitare e mbeti shumë prapa me vetëm 35%.

Ky është mandati i katërt radhazi për Orban që në fjalimin e shpalljes së fitores nuk i kurseu kritikat për ata që i quajti burokratët e Brukselit, por dhe presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski duke i quajtur ata “kundërshtarë”.

“Kjo ishte një fitore e madhe”, u tha Orban mbështetësve pas daljes së rezultateve.

Orban ka pasur raporte të vështira me BE-në, e cila konsideron se partia e tij “Fidesz” ka minuar institucionet demokratike të Hungarisë.

Partia e kryeministrit Viktor Orban fitoi zgjedhjet parlamentare në Hungari dhe shumicën absolute. Materiali na paraqet politikanin që urrente muret, por që në fund, vendosi të ndërtonte shumë të tillë kundër emigrantëve.

30 vite më parë, në 1988-n, në Hungari, ishte një disident liberal me flokë të gjata. Në letrën e tij të kërkesës për bursë studimi ndaj fondacionit të manjatit George Soros, i riu shkruante që Hungaria, nga diktatura do të transformohej në një demokraci.

“Një ndër elementët kryesor të tranzicionit është rilindja e shoqërisë civile”.

Djaloshi u vlerësua për këtë dhe përfitoi fonde për të ndjekur studimet në Oksford. Student Viktor, 30 vite më pas, është kryeministri Orban. Peshkopi i “Europës së Krishterë”, zotëria i “atdheut të bardhë” me kufij të kufizuar, bastioni kundër islamit, armiku i betuar i Soros dhe idetë kundër emigracionit, u ngjitën në skenën e suksesit elektoral, që e konfirmuan kryeministër të Hungarisë.

Fidesz është partia e zgjedhur nga 49% e qytetarëve, me 133 deputetë në Parlament, ka maxhorancën kushtetuese të dy të tretave në Asamblesë Kombëtare, një rezultat shumë i lartë, ashtu si pjesëmarrja në këto zgjedhje. Në skenën, ku ishte ngjitur për të festuar fitoren, Orban nuk këndoi për veten por për vendin e tij, politikën e tij dhe për traditën e “bardhë dhe katolike të Hungarisë”. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Orban në zgjedhje, e katërta në total.

Nga lumi Danub, Fidesz është ngjitur në Shtëpinë e Bardhë hungareze, është një parti që korri një sukses të paparashikuar. Por bashkë me opozitën në Hungari, i humbur doli edhe Bashkimi Europian, që shpresonte në dobësimin e pushtetit të liderit ksenofob Orban. Ky qëndrim i Unionit erdhi pas kritikave të shumta që ka marrë dhe për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Hungaria. Por në fund populli zgjodhi, dhe fitoi përsëri ai.

Sëbashku me Angela Merkel, Orban është shefi i qeverisë që mbetet në pushtet prej shumë kohësh në Europë. Skandalet për korrupsion me miqtë, të afërmit dhe anëtarët e partisë së tij, të shpërthyer muajt e fundit nuk e kanë dobësuar. Kjo falë edhe kontrollimit të mediave vendase, që i kanë raportuar skandalet si sulme kundër kombit dhe kryeministrit.

Kapitalizmi i vetëkënaqësisë, retorika ksenofobe, doktrina e një partie-shtet të vetme: e kanë vendosur shtetin në shërbim të tij. Ai ka ndryshuar gjithçka në vendin e tij, që nga sistemi i drejtësisë – që tashmë është në dorë të qeverisë së itj – deri në atë ekonomik. Që nga 2010, me maxhorancë në parlament, ka aprovuar më shumë se 1 mijë ligje me vetëm pak orë debat.

Ndërkohë, Orban njihet për retorikën e ashpër kundër emigrantëve, veçanërisht atyre të besimit islam. Por në 1988-n, disidenti Orban thoshte se urrente muret. Në 2018-n, ai ka ngritur mure të rinj, të blinduar, kombëtar dhe personal. Hungaria që duhej të transformohej në demokraci, siç shkruante në letrat studentore, është shndërruar në një rast studimi i Europës për autokracinë e butë, i së cilës, ai është autori. Kështu ishte para zgjedhjeve, por do të jetë akoma më shumë pas tyre.

Related posts

BDI: Opozita me skenar rus për trazira politike pas 8 majit

Gazetamax.mk

5 ushqime që i keni larë gabim

Gazetamax.mk

’Fjala e fundit’, projekti emocionues publikohet nga Halidi

Gazetamax.mk