GazetaMax
Lajme

Viti i ri me konsultime të reja për ndryshime kushtetuese

Shkup, 3 janar – Të gjitha kartat janë të hapura, opozita kërkonzgjedhje të parakohshme ndërsa Qeveria ndryshime kushtetuese. Edhe për të dy proceset nevojitet mbështetje e nevojshme, por në cilën anë do të peshojë më rëndë peshorja, do të varet nga argumentimi nga të dyja palët. Në fund të muajit do të jetë më e qartë se në cilin drejtim do të lëvizin proceset, transmeton Zhurnal.

Siaps paralajmërimeve të ministrit të jashtëm Bujar Osmani, këtë javë përfundimisht do të duhet të formalizohet procesi i konsultimeve në temën – ndryshimet kushtetuese.

“Deri tani gjithçka që është biseduar është bërë nëpër korridore, por duhet të fillojë debatet publike në të cilat duhet të kyçen ekspertë, politikanë, organizata joqeveritare, para se gjithash, në Parlament. Të shohim cilat janë rreziqet, cilat janë argumentet ndërsa edhe Qeveria të bëjë një hap formal me uljen në tavolinë me të gjithë, në temë ndryshime kushtetuese dhe bisedime eventuale për zgjidhje win-win”, tha Osmani.

Në një bisedë për “Sloboden Peçat”, ai tha se për këtë çështje ka pasur disa ideja, e si win win e sqaroi zgjidhjen e cila do të kishte parasysh të gjitha brengat e palëve, sa i përket çështjes me Bullgarinë.

Lufta e papërfunduar për 61 vota

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare e përsërisin qëndrimin e tyre se nuk do të mbështesin ndryshime kushtetuese, e ajo që do të mbështesin, janë zgjedhjet e parakohshme.

“Ndryshimet filluan dhe kthim nuk ka”, porositi Mickoski për vitin e ri.

Partia tani do të përpiqet tër realizojë atë që nuk pati sukses ivtin e kaluar.

“Për fat të keq, vitin e kaluar nuk arritëm deri te 61 vota, shpresojmë se këtë vit do të arrijmë dhe do ta shpërbëjmë PArlamentin, dhe në vend që të zgjedhim kryeministër nga disa persona, do të kemi Qeveri dhe kryeministër i cili do të zgjedhet nga populli dhe do të kemi kryeministër dhe Qeveri popullore. Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë ta mundësojmë këtë”, tha Mickoski.

Në nëntor të vitit 2021, Mickoski pati prezantuar një listë me 61 deputetë të cilët prezantojnë shumicën e re parlamentare. Oopzita dorëzoi iniciativë për besueshmëri të Kuvendit, por në momentin e fundit deputeti i Besës Kastriot Rexhepi u zhduk dhe përshkak mungesës së tij, i gjithë procesi dështoi.

Këtë herë si duket opozita është e kujdesshme që të mos përsëritet një skenar i tillë. Nga VMRO-DPMNE konfirmojnë se kanë komunikim me të gjitha partitë opozitare, dhe se mbështesin çdo lloj iniciative të sinqertë që është në drejtim të rrëzimit të pushtetit, por nuk zbardhin detaje.

Mickoski para disa ditëve deklaroi se ka deputetë nga koalicioni qeverisës të cilët dërgojnë sinjale se janë të gatshëm në PArlament të mbështesin rrëzimin e saj dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Në zgjedhje pa tema për ndarje

Nga Qeveria përsërisin se në vitin 2023 nuk ka dhe nuk duhet të jetë vit zgjedhor, përshkak se nuk ka aktivitete të cilat nuk duhet të ndërpriten, siç është skriningu me BE-në i cili duhet të përfundojë në nëntor të këtij viti. Në këtë temë flet edhe Osmani, duke komentuar kushtëzimet me zgjedhje të parakohshme.

Ai është i bindur se shpejtimi drejt zgjedhjeve të parakohshme nuk do të sjellë asgjë, e nëse ndodhin, do ta lirojnë procesin e ndarjeve në këtë temë.

“Zgjedhjet aspak nuk përputhen me interesin e qytetarëve. Pse mendoni se zgjedhjet janë zgjidhje në kushte kur duhet të mbyllim çështje të rëndësishme? I patëm për qytetin e Shkupit, fitoi opozita, çfarë zgjidhje patëm? Nëse Qyteti i Shkupit është një trailer filmi, atëherë e pamë se çfarë sjellin zgjedhjet. Ato nuk janë zgjidhje. Do t’i kemi për një vit e disa muaj. Nëse mbahen pesë muaj më vonë apo më herët, kjo nuk vlenë asgjë për qytetarët. Më tepër kanë rëndësi për kalkulimet partiake. Kur të përfundojnë ndryshimet kushtetuese, nuk do të ketë temë që mund të na ndajë në linjë etnike apo ideologjike, por do të ofrojë jetë më të mirë të qytetarëve. Zgjedhje të tilla nuk na duhen”, tha shefi i diplomacisë, Osmani./Zhurnal.mk

Related posts

Kovid-19, në tre ditët e fundit 1.233 raste të reja

Gazetamax.mk

Shtetësia, ASH akuza për vonesa të qëllimshme

Gazetamax.mk

Kojabashev: Nisma për Referendum nuk do pengojë përmbushjen e obligimeve nga Shkupi

Sulmet e hakerëve, ekspertët: Çështja e sigurisë të meret në dorë nga persona kompetent

Gazetamax.mk

Kolona të gjata në pikëkalimin kufitar Bllacë

Gazetamax.mk

Ftohtë apo nxehtë, si do të jetë java e ardhshme?

Gazetamax.mk