GazetaMax
BALLINA

Zëvendës ministri Hasani: Bashkëveprimi i NATO dhe BE adresojnë kërcënimet e sigurisë

Zëvendës ministri i Mbrojtjes, z. Bashkim Hasani sot ka marrë pjesë në edicionin e 4 të “Atlantic – Black Sea Security Forum” organizuar nga “Aspen Institute Romania” në Bukuresht përmes videokonferencës.

Pjesëmarës në këtë Forum të sigurisë ishin shumë zyrtarë të lartë për mbrojtje dhe siguri, e mes tyre edhe Viktoria Nuland nga Departamenti amerikan i shtetit.

Në fjalën e tij, Zëvendës ministri Hasani ka theksuar se për të mbrojtur rendin dhe sigurinë ndërkombëtare dhe për të ruajtur të drejtat dhe liritë e njeriut NATO dhe BE duhet të bashkëveprojnë.

“NATO dhe BE duhet të bashkëveprojnë për të mbrojtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe për të ruajtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, vlerat universale dhe të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë kështu Hasani.

Mes tjerave në fjalën e tij para të pranishmëve përmes videokonferencës, Hasani ka theksuar se duhet transformim i dy organizatave ndërkombëtare pasiqë në këtë mënyrë rritet qëndrueshmëria dhe zhvillohen mekanizma për të adresuat sfidat dhe kërcënimet e sigurisë.

“Për të arritur këtë, NATO dhe BE doemos të transformohen në kohë, të rrisin qëndrueshmërinë e tyre dhe të zhvillojnë mekanizmat dhe mjetet e duhura për të adresuar sfidat dhe kërcënimet e sigurisë”, ka shtuar mes tjerave Zëvendës ministri i Mbrojtjes, z. Hasani në edicionin e 4 të “Atlantic – Black Sea Security Forum” organizuar nga “Aspen Institute Romania” në Bukuresht.

Related posts

“Dita e plisit”, koncert për 15 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës në Shkup

e-max

Jakimovski pyet Mickoskin: Sa vjeç ke qenë kur ndërtuat hidrocentralin tuaj të parë?

e-max

Shkon për t’i dhënë lamtumirën e fundit shoqes së Nezir Zogajt, Ahmeti: Shtëpia e tyre ishte strehimorja jonë

e-max