Të lënë pasdore për vite me radhë, pa kontrata të rregullta, të pambështetur e të shfrytëzuar, artistët e Ansamblit ishin vetëm një emër dekorativ në skenën tonë kulturore. Por jo më.
Sot, Ansamblit po i rikthehet dinjiteti që i takon me të drejtë. Si zëvendësministër i Kulturës, që nga dita e parë e marrjes së detyrës, kam punuar me përkushtim së bashku me ekipin tim për ta zgjidhur këtë padrejtësi.
Sot, mund të ndihem krenar që kemi bërë realitet një nga zotimet tona më të rëndësishme për kulturën shqiptare.
👉 Përveç administratës, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore sot numëron 𝟑𝟖 𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐡𝐞𝐫𝐬𝐡𝐞̈𝐦:
🎻 9 instrumentistë të orkestrës
🎤 8 këngëtarë
💃 21 valltarë
Kapitulli ynë me ansamblin nuk përfundon këtu, por prioriteti ynë ende vazhdon të ngelet rregullimi i çështjes së 4 vallëtarëve dhe një defatori, për të cilët do të bëjmë të pamundurën që shumë shpejt të jenë pjesë e kolegëve të tyre dhe me vendime të përhershme.
Kjo është puna që flet vetë. Kjo është kultura që mbështesim me zemër. Ansambli do të jetë burim krenarie për shqiptarët, kudo që ndodhen.
Urime të gjithëve!