GazetaMax
Ballina

Zëvendësministri Doko realizoi takim me ambasadorin francez, Baumgartner

Zëvendësministri i ministrisë për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Xhabir Doko, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Francës, z. Cyrille Baumgartner.

Gjatë takimit të sotëm me ambasadorin e Republikës së Francës në vendin tonë, E.T z. Cyrille Baumgartner diskutuam mbi marrdhëniet tradicionale bilaterale mes Francës dhe Maqedonisë së Veriut, theksoi zëvendësminitri Doko.

Në procesin euro-integrues kemi përkrahje të fuqishme nga Republika e Francës, e cila jep kontribut të madh në reformat themelore të shoqërisë tonë.

Qëndrimi i përbashkët është se integrimi i komuniteteve pakicë në procesin e integrimit drejt BE-së është i rëndësisë së madhe, tha pas takimit Doko.

Related posts

Ilaçet e shëndetit mendor më të shiturat, mjekët me apel drejtuar qytetarëve

Gazeta Max

Truke dhe këshilla të thjeshta që duhet t’i dini përpara se të shkoni në plazh këtë verë

Gazeta Max

Çfarë i ndodh trupit tonë nëse flemë çdo natë në një dhomë të ftohtë?

Gazeta Max