GazetaMax
Lajme

Zhdukja e dy shokëve në Sarandë/ Arrestohet një 28-vjeçar, dyshohet se ka informacion mbi ngjarjen

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 28-vjeçar në kuadër të hetimeve pë gjetjen e dy shokëve të zhdukur, ukurve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

 

Teksa fati i dy të zhdukurve mbetet ende një mister, policia pas më shumë se tre javësh kërkime ka në “tryezën e hetimeve” një indikator që mund të zbërthejë ngjarjen.

 

28-vjeçari i arrestuar akuzohet se ka informacion mbi ngjarjen dhe ka penguar zbulimin e saj.

 

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

 

Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari kanë humbur çdo kontakt me familjarët e tyre dhe këta të fundit duket se kanë humbur shpresën për gjetjen e tyre të gjallë.

 

Pas insistimit në polici, autoritetet ndihmuar nga familjarët nisën kërkimet për gjetjen e dy të zhdukurve.

 

Konkretisht, pas kërkimeve në fshatin Vrinë, policia ka nisur kërkimet edhe në tre fshatra të tjerë, Shëndëlli, Mursi dhe Xarrë.

 

Mësohet se janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Vlorës.

 

Hetuesit kanë dyshime se pas vrasjes, trupat mund të jenë groposur.

 

Deri më tani, në polici janë marrë në pyetje rreth 20 persona me precedent penal gjatë viteve të fundit.

 

Pista e parë e ngritur nga policia është e shkuara kriminale e dy shokëve. Por një tjetër pistë lidhet edhe me një pronë që Leonard Thodhori ka shitur tek disa persona të tjerë. Ka dyshime që pas negociatave, palët të kenë patur përplasje për shumat e parave dhe Thodhori bashkë me shokun e tij Sulovari të kenë kërkuar sqarime.

Related posts

“Telat ishin të zhveshur”, flasin fqinjët e çifit që humbi jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike

Gazeta Max

Zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili mori pjesë në aktivitetin e ushtrisë me rastin e 5 vjetorit të anëtarësimit të vendit në NATO

Gazeta Max

SHBA rikuperon marrëdhëniet me Sirinë, përgatitet rihapja e ambasadës amerikane në Damask

Gazeta Max