GazetaMax
Lajme

12 dështimet e Kurtit në një vjetorin e qeverisjes, Abdixhiku përmend edhe sulmet ndaj mediave

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media e ka quajtur qeverinë Kurti si qeveria më e paaftë që ka pasur Kosova në një vjetorin e qeverisjes së saj.
Abdixhiku foli edhe për sulmet e zyrtarëve të qeverisë dhe pushtetit ndaj mediave duke e quajtur si sjellje të rrezikshme për sistemin demokratik në vend.
“Tendencat kontrolluese të një pushteti absolut janë përcjellur edhe me sulme ndaj medias së lirë. Kjo qeveri karakterizohet me mungesë transparence, në fakt qeveria luftën me mediat e ka zhvilluar në të gjitha frontet dhe me të gjitha mjetet e duke mos përjashtuar seancën solemne të 17 shkurtit kur mediat janë sulmuar me gjuhë të ashpër nga kryeministri Kurti. Kjo gjuhë vazhdon edhe sot nga zyrtarë të qeverisë të cilët mediat i konsiderojnë si ndërmarrje kriminale, dhe ky sulm kur vjen nga pushteti është e rrezikshme, fjalët në pushtet kanë peshë, ndonëse edhe ne në opozitë mund të kemi kritikë ndaj mediave ne nuk marrim të drejtën të sulmojmë mediat dhe t’i konsiderojmë ndërmarrje kriminale konsiderojmë që puna juaj është e drejtë është e shenjtë dhe është e domosdoshme për një Kosovë demokratike”, ka thënë Abdixhiku para gazetarëve.
Ai ka listuar 12 fusha të dështimeve të qeverisë Kurti e të cilën e ka titulluar “Një vit paaftësi”.
Refuzimi i gazifikimit të Kosovës nga Abdixhiku është konsideruar si dështimi i parë i qeverisë Kurti, si dështim të dytë ai ka listuar krizën energjetike me rritje të faturave të energjisë deri në 80%.
Si dështim të tretë në njëvjetorin e qeverisjes Kurti, Abdixhiku ka vendosur politikën e jashtme që sipas LDK-së është karakterizuar me skandale të mëdha dhe me mungesë të takimeve në nivelin e lartë.
Në vendin e pestë LDK ka listuar si dështim kthimin e dialogut në nivel tërësisht teknik nga qeveria Kurti.
E gjashta shtyllë është joefikasiteti i Kuvendit të Kosovës.
Si dështim të shtatë të qeverisjes Kurti, Abdixhiku ka përmendur kapjen e bordeve nga militantët partiakë.
Ndërkaq dje, shefi i Stafit të kryeministrit Luan Dalipi ka sulmuar mediat duke i quajtur si kompani të kriminalizuara.
Ndaj kësaj deklarate të Dalipit ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës duke e konsideruar si shumë të rrezikshme dhe thirrje e hapur për linçim.

Related posts

Anëtarët e rinj në këshillin gjyqësor do të angazhohen për respektimin e kritereve gjatë përzgjedhjes së gjykatësve

Gazetamax.mk

“Një njësi zgjedhore në vend të gjashtë të deritanishme – përfaqësimi më i përshtatshëm i votës civile

Gazetamax.mk

Pendarovski – Lipavski: Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Pragës miqësore dhe me dialog intensiv politik në nivel të lartë

Gazetamax.mk